E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Si do ta rrezojme raportin e Martit ne Strasburg

/ /

Idrizi anetar i delegacionit nuk mundi te ishte ne votimin e projektrezolutes se Dick Martit qe kaloi ne komisionin e ceshtjeve ligjore ne Keshillin e Europes ku Idrizi eshte anetar. Ai shprehet se do te behet nje lobim mbareshqiptar ne KiE per te bere te mundur qe efekti i kesaj projektrezolute te jete fare minimal. Sigurisht Marti dhe partneret e tij ne fund te hetimeve duhet te jene kurajoze dhe te pranojne pasojat politike dhe penale te keqberjes se tyre thote Idrizi.
Z Idrizi ju nuk mundet te merrni pjese ne mbledhjen e komisionit te ceshtjeve ligjore ne Keshillin e Europes ku jeni anetar diten e enjte kur u votua ne unanimitet projektrezoluta e Dick Martit. Kete raport i denoncuar si antishqiptar ne Parlamentin Shqiptar por mungoi vota juaj kunder ne kete komision. Cila ka qene arsyeja qe nuk ju ftuan ne mbledhje
Ju falenderoj per kete pyetje. Ne vijim te se ashtuquajturit raport te parlamentarit zviceran Dick Marti mediat shqiptare papritmas krijuan nje lajm te vecante. Ne parlamentaret shqiptare anetare te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes nuk paskemi marre pjese ne mbledhjen e Komisionit per eshtjet Ligjore te ketij Keshilli duke lejuar qe vendimi te merrej me unanimitet. Kjo ceshtje eshte nje joceshtje. Une nuk marr persiper ti mesoj gazetaret se duhet te investigojne edhe vete per te treguar te verteten absolute ketij mitomani te vetespecializuar per burgje sekrete njehere te CIA-s tani te UCK-se. Por dicka mund te them duke i ndricuar gazetaret per disa aspekte qe e bejne shume te thjeshte sqarimin dhe qe nese gazetaret do ti dinin nuk do ta krijonin lajmin. Une nuk kam marre asnje njoftim nga sekretaria e ketij komisioni apo nga administrata e Keshillit te Europes ne pergjithesi. Me sa kam dijeni as koleget e tjere te Shqiperise nuk jane njoftuar. Shkaku mund te jete me natyre burokratike. Por kjo eshte nje ceshtje qe mund te zgjidhet ne te ardhmen. Nderkohe ajo qe mund te them eshte se votimi ne kete komitet nuk ka ndonje rendesi te madhe te ngjashme me Komisionet Parlamentare te Kuvendeve te shteteve te vecante. Po ashtu seancat e tij nuk jane publike. Nese merret parasysh edhe numri i votave te Shqiperise ne Asamblene 47 anetaresh te perpjesetuar ne Komision atehere mund te imagjinohet se ne as kishim mundesi ta ndalonim ne komision nje tekst te tille dhe as ta kundershtonim publikisht ate sepse sic ju shpjegova mbledhjet nuk jane te hapura. Teksti i projektrezolutes qe u votua ne Komision kishte plot konsiderata politike kritike ndaj te gjithe vendeve perendimore e qe une jam i sigurt se do te hidhen poshte ne Ansamble. I gjithe impianti akuzator i kesaj pseudorezolute do te rrezohet dhe nga delegacionet e tjera por qe ne Komision kane konsideruar se sja vlente barra qerane te merreshin me te.
Jeni shprehur se duhet lobuar gjate punimeve vjetore ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes qe do te mbahet me 24 janar. fare keni ndermend te veproni ne Asamble
Disa gjera mund te thuhen disa jo. Sigurisht si Parti per Drejtesi dhe Unitet qe ka ne themel ceshtjen kombetare ne kemi kontakte te shkelqyera me te gjithe faktorin shqiptar brenda dhe jashte vendit. Madje dhe me faktore nderkombetare te rendesishem. Ne kemi filluar te koordinohemi dhe me siguri ajo seance qe eshte konceptuar prej ideatoreve si gjyq ndaj shqiptareve si komb do te jete nje rast per te treguar vlerat universale tonat qe nisin nga humanizmi dhe deri tek veteflijimi ne luften per liri. Ne jemi kombi i Nene Terezes dhe askush smund te na perbalte me krime mesjetare. Vini re mekanizmin pervers qe qendron mbrapa ketij manipulimi per te barazuar kriminelin me viktimen meqenese nuk mund te vertetohet se shqiptaret kane vrare me shume serbe sesa e anasjellta shpikin trafikun e organeve dicka e tmerrshme per ndergjegjen europiane. Ne do ta tregojme kete per gjithe Europen dhe kedo qe ka interes apo dyshim per vlerat tona. Sic ju thashe me siper dhe delegacionet e tjera perendimore do te reagojne duke mos pranuar shume konsiderata te projektrezolutes qe hedhin poshte punen e shkelqyer te perendimit per te vendosur paqen ne rajon dhe ndihmuar shtetformimin e Kosoves.
Ju personalisht cfare do te kerkoni nga Asambleja por edhe nga Grupi juaj parlamentar ku ndodhet edhe Dick Marti
Te dy opsionet jane te mundshme. Edhe hedhja poshte ne bllok e projektrezolutes eshte nje opsion qe ne do ta ndjekim por nese jo Shqiperia Kosova nuk kane se c te humbin prej hetimeve. Pra ne se bashku me partneret europiane liberale dhe konservatore do te punojme qe te fshihen apo te amendohen plotesisht ato paragrafe te rezolutes qe kritikojne gjithe vepren madheshtore te Perendimit ne Ballkan dhe ne Kosove ne vecanti. Sigurisht Marti dhe partneret e tij ne fund te hetimeve duhet te jene kurajoze dhe te pranojne pasojat politike dhe penale te keqberjes se tyre.
Keni menduar te konkretizoni ndonje plan veprimi si perfaqesi shqiptare ne KiE
Po e nisim se pari me veprimin parlamentar te Shqiperise. Me vjen mire qe ne si PDU i prime nje inisiative te perbashket per nje rezolute e cila mund te percaktoje disa prej ketyre veprimeve. Ne seancen me te pare parlamentare ne do ta konkretizojme kete inisiative ne kontakt me grupet me te medha parlamentare te cilet e mirepriten qendrimin tone. PDU po tregon se per ceshtjen kombetare per interesin kombetar ka nje vend unik ne parlamentin shqiptar nje ze origjinal dhe te pacenueshem.
A do te kete lobim te perbashket me anetare te tjere te KiE jo nga Shqiperia dhe sidomos nga partite shqiptare te Maqedonise qe perfaqesohen ne KiE. Si do te kryhet bashkeveprimi
Ne kemi filluar kontaktet me ta qe tani. Me vjen mire qe zonja Ermira Mehmeti Devaja e Bashkimit Demokratik per Integrim anetare e delegacionit maqedonas ne Keshillin e Europes e ka kundershtuar publikisht dhe me force raportin. Ne besojme se gjithe delegacioni maqedonas do ta kundershtoje raportin. Sigurisht Keshilli i Europes eshte nje organizim sa i thjeshte aq i komplikuar. Mos mendoni se trupa parlamentare atje eshte nje trupe monolite qe eshte tere kohen atje nderkohe qe ne momente te vecanta shfaqen forca dhe fuqi qe percaktojne rrjedhen e ngjarjeve. Por me besoni sido qe te ndodhe rrota e historise nuk kthehet mbrapsht. Keshilli i Europes nuk zhben dot me asnje lloj akti te vetin aktet e OKB-se te Bashkimit Europian etj. Rendesia e rezolutes eshte e kufizuar ne planin e vendimmarrjes. Ne si komb skemi frike nga hetimi nderkombetar. Nderkohe ajo cka do Marti ish kolegia e tij Karla Del Ponte eshte qe dhe ne Shqiperi si kudo ne Serbi dhe ne Kosove te germohet per varre masive dhe mediat te merren me pamje te tilla. Ne si komb si institucione shqiptare do te zgjedhim ate pozicion qe do te na keshillojne miqte tane nderkombetare. Dhe do te pranojme vetem zgjidhje institucionale brenda kornizes se institucioneve ekzistuese europiane asgje me shume. Raporti i Dik Martit ska fakte

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto tha dje ne nje takim me homologen e tij ne detyre te Kosoves Vlora itaku se raporti i Dik Martit nuk ka fakte. Mendoj se menyra me e mire per tiu vene nje raporti te tille qe eshte i pabazuar ne fakte dhe thellesisht politik eshte pikerisht qe ta godasim ate ne ate piken me te dobet - ne mungesen e fakteve tha Haxhinasto. Ndersa itaku theksoi ne prononcimin per mediat se ne vetem rikonfirmuam qendrimet e dy kryeministrave tane kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Thaci dhe rikonfirmuam vullnetin e institucioneve tona perkatese per tu angazhuar fuqimisht qe ky raport ne fjale te zbardhet deri ne piken e fundit. Askush me shume se Kosova dhe Shqiperia nuk ka nevoje qe ky raport te zbardhet dhe ky raport te shperbehet pikerisht aty ku ka mungesen me te madhe mungesen e fakteve.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›