Milo: Mazhoranca të zgjidhë krizën, ndryshe do protestojmë
“Opozita e bashkuar” i ka bërë apel mazhorancës të gjejë zgjidhje për krizën politike në vend.
Në një konferencë për shtyp kryetari i PDS-së Paskal Milo ka deklaruar se zgjidhje e krizës politike duhet të gjendet në seancën e sotme të Kuvendit.
Sipas tij opozita ka ofruar shumë kompromise por mazhoranca refuzon pasi kryeministri Berisha nuk do të zgjidhë krizën politike në vend.
Gjithashtu Milo theksoi se nëse nuk do të gjendet një zgjidhje atëherë “Opozita e Bashkuar” do të vazhdojë me protestat masive për të rrëzuar qeverinë.