AKZ Shkupi serish dhunon shqiptaret
Nje tjeter incident eshte regjistruar ne veprimtarine e Aleances Kuq e Zi. shte serish Maqedonia fqinje ajo qe duket se po ndermerr masa te qarta per te parandaluar aksionet e levizjes shqiptare ne territorin e saj madje duke mos ngurruar te perdore edhe masa policore disi te rralla per kohet e tanishme. Sipas drejtorit ekzekutiv te AK-se Redi Ramaj ne daten 7 dhjetor ne Piken Kufitare te Qafe-Thanes nga sherbimet maqedonase te sigurise eshte ndaluar shtetasja rumune me origjine shqiptare Mona Agrigoroaiei e cila madje eshte mbajtur e izoluar dhe marre ne pyetje per me shume se 5 ore rresht. Po sipas Ramajat kjo shtetase eshte e angazhuar gjeresisht per ceshtjen shqiptare ne kuader te aksioneve te AK-se permes artikujve te vet ne shtyp.
Duke bere nje thirrje per qeverine shqiptare dhe diplomacine e saj Ramaj ka shprehur indinjaten e thelle per veprimet e qeverise maqedonase dhe aktoreve shqipfoles per te cilet drejtori ekzekutiv i AK-se ka kujtuar shifren e 800 mije shqiptareve qe sipas tij jetojne ne shtetin fqinj.