Minoritetet Procesi i censusit mund te quhet nje deshtim i plote
Censusi 2011 per popullsine dhe banesat ka deshtuar pikerisht aty ku edhe ishte parashikuar. Pakicat qe jetojne ne Shqiperi permes perfaqesuesve te vete politikes kane shpallur njezeri se regjistrimi i kryer prodhoi dy standarde duke cenuar te drejtat dhe interesin e minoritetit. Ne nje deklarate te perbashket perfaqesuesit e 14 shoqatave te minoritetit perfshire organizaten OMONIA dhe kreun e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kane deklaruar arsyen e bojkotit te censusit. Si date per te rikonfirmuar kete qendrim ata kane zgjedhur diten e te drejtave te njeriut e cila simbolizon krijimin e hapesirave te reja ne shoqerite moderne dhe pranimin unanim te diversitetit si vlere. Per Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut qeveria ka perdorur dy standarde per minoritetet gjate regjistrimit te popullsise cka e ben kete proces te deshtuar eshte shprehur Dule. Nga ana e vet kreu i OMONIA-s Vasil Bollano ka kerkuar numerim kombetar me synim identifikimin e nje numri real te minoriteteve ne Shqiperi cka vetiu nenkupton se procesi i realizuar kete vit nuk do te jape nje shifer te pranueshme per te gjithe. Kundershtues te praktikave te regjistrimit u bene edhe komuniteti katolik i cili shpalli zyrtarisht mosnjohjen e tij per shkak te shmangies ne proces te familjeve katolike. Dhe me deshtimin gati te sigurt vjen edhe fatura financiare te cilen Vangjel Dule e beri te ditur se ka shkuar ne 14 milione euro te investuara ne nje proces qe nuk pranohet nga te gjithe aktoret e interesuar. Pas kesaj pikepyetje shtrohet procedimi nga ana e qeverise.