Proteste ne Shkoder Te rikthehen 5 Heronjte e Vigut
Ashtu si cdo vit ne Shkoder qyteti i fundit i cliruar Festa e lirimit eshte festuar e ndare mes te djathteve dhe te majteve por ndryshimi ka qene se kete vit 29 Nentori eshte pritur me proteste nga te rinjte te ardhur edhe nga rrethet te cilet kerkuan rikthimin e monumentit te 5 Heronjve te Vigut ne qender te qytetit aty ku kane qendruar per vite. Dita e 29 Nentorit ka pasur zhvillime te pazakonta ndryshe nga vitet e tjera te rinjte pjesetare te shoqatave atdhetare nga Fieri Vlora dhe Shkodra me flamuj ne duar kane protestuar tek Varrezat e Deshmoreve ne Shkoder. Oratoret qe moren fjalen kerkuan qe monumenti i 5 Heronjve te Vigut te rikthehet ne vendin e tij ne qender te qytetit dhe te mos lihet tek vendi ku grumbullohen mbeturinat e qytetit pasi keta heronj qe dhane jeten per atdheun nuk e meritojne kete denigrim te figures se tyre qe u eshte bere padrejtesisht. Me pas protestuesit kane vendosur disa flamuj kuq e zi ne pjesen e siperme te monumentit te 5 Heronjve te Vigut dhe duke mbajtur ne duar pankarta ku ishin shkruar emrat e deshmoreve kane vazhduar per rreth 30 minuta protesten paqesore. Nderkohe dhe veteranet e Luftes Nacional-lirimtare dhe drejtuesit e Partise Socialiste kane vendosur kurora me lule tek Varrezat e Deshmoreve ne shenje nderimi dhe respekti per te renet e LAN-it. Kryetarja e PS-se se qytetit te Shkodres Keti Bazhdari ne nje komunikim me mediat eshte shprehur se ne festojme cdo vit 29 Nentorin me grumbujt e mbeturinave prane Varrezave te Deshmoreve. Nuk eshte aspak normale dhe eshte e turpshme qe ne vendin ku prehen deshmoret e kombit te jete dhe vendi ku grumbullohen ende mbeturinat e qytetit dhe besoj se nuk ka ndonje vend ne Europe qe grumbullon mbeturinat tek varrezat e kombit.