ALBtelecom: 2 vjet Ndryshim dhe Transformim
Plot dy vjet nga revolucioni i nisur nga “Çalik Grup”, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Mustafa Reshit Akdogan tregon se po investojnë në ndërtimin e një rrjeti, i cili mundëson aplikimin e të gjitha shërbimeve të gjeneratës së re të telekomunikacionit. Duke theksuar se përgjatë një viti, rreth 85 % e përdoruesve të internetit kanë zgjedhur ALBtelecom, Akdogan thotë se “do të vazhdojmë të jemi agresiv dhe në rritje progresive në tregun e shërbimit të internetit me ADSL në Shqipëri, duke u mundësuar të gjithë klientëve tanë një rrjet dhe shërbim shumë cilësor dhe në gjendje për të përballuar të gjitha shërbimet më të fundit të teknologjisë.”
ALBtelecom synon të rritet me shpejtësi si në sektorin e shërbimit të internetit dhe telefoninë fikse, duke aplikuar tarifa të leverdishme dhe rritur në mënyrë progresive cilësinë e shërbimit. “Në sektorin e shërbimit të internetit ne do të vazhdojmë të jemi agresivë dhe të rritemi me shpejtësi. Në këtë kuptim ne ia kemi arritur të jemi të parët jo vetëm për aplikimin e tarifave të leverdishme dhe cilësinë e shërbimit, ndërsa do të vazhdojmë të ecim edhe më të vendosur në këtë drejtim”, deklaron Akdogan. Ai premton se në të ardhmen do të vazhdojë shtimi i shpejtësisë pa kosto shtesë dhe aplikimi i tarifave të leverdishme për shërbimin e internetit. Ai thotë se cilësia dhe mbështetja teknike e ofruar, jo vetëm ka rritur numrin e klientëve që i kanë besuar ALBtelecom, por dhe u ka dhënë përgjigje të plotë kërkesave, pritshmërive dhe nevojave të të gjitha kategorive të klientëve.
Lidhur me politikat e çmimeve për shërbimet e ofruara, Akdogan thotë se ALBtelecom ka aplikuar ulje të çmimeve të shërbimit të telefonisë fikse në një mesatare të përgjithshme që shkon deri në 25 për qind dhe ulje të tarifave për shërbimin e internetit në rreth 65 për qind. Ai siguron se ALBtelecom do të të ofrojë paketa të leverdishme dhe mundësi të pafundme për të gjitha kategoritë e klientëve.
Megjithëse në pozicioni monopoli në sektorin e telefonisë fikse, Akdaogan tregon se “pas privatizimit referenca jonë kanë qenë klientët, rritja e kënaqësisë së tyre ndaj shërbimeve dhe ofertave tona, duke i parë dhe konsideruar si vlerën më të rëndësishme të kompanisë. Në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë të njëjtat praktika për të gjitha shërbimet e ofruara nga ana jonë dhe do t’u ofrojmë klientëve tanë mundësi më të veçanta, më tërheqëse dhe më të favorshme.”
“Në të ardhmen e afërt do të ofrojmë shërbime të vlefshme për abonentët ekzistues dhe ata potencialë. Në mënyrë të veçantë në shërbimet tona do të vazhdojnë shtimi i shpejtësive pa kosto shtesë dhe aplikimi i uljeve në tarifat tona të shërbimit të internetit. Cilësia dhe mbështetja teknike janë argumentet tonë kryesore në shërbimin tonë të internetit, për të cilët kemi investuar jo pak. Në këtë kuptim më duhet të theksoj se u kemi dhënë përgjigje të plotë kërkesave, pritshmërive dhe nevojave të klientëve tanë”, mbyll intervistën tij Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë fikse në vend.