Liverpuli dështon sërish, humbja e dytë radhazi
Pas disfatës së dy javëve më parë kundër Fiorentinës, anglezët kanë dështuar përsëri, këtë radhë në “Anfield Road” përballë Olimpik Lionit.
Edhe pse kaluan të parët në epërsi, të besuarit e Rafa Benitezit nuk mundën të dalin triumfues në stadiumin e tyre. Jusi Benajun shënoi për “The Reds” katër minuta para përfundimit të pjesës së parë pas një aksioni të gjatë të vendasve.
Por Gonalons, barazoi shifrat në minutën e 27-të, duke rihapur takimin. Kur mendohej se gjithçka do të përfundonte në barazpeshë, mendon Delgado, që në minutën e fundit të kohës së rregullt,i harruar nga mbrojtja vendase, e shtyn topin në rrjetë, pas krosimit të marrë nga e djathta.
Kështu, thellohen rezultatet negative për skuadrën e Benitezit, që ka vetëm tre pikë pas tre ndeshjeve të para. Nga ana tjetër, me fitoren e djeshme, Lioni ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, duke udhëhequr i vetëm grupin E, i ndjekur nga Fiorentina me gjashtë pikë.
Liverpul 1 – 2 Olimpik Lion (Benajun 41’/ Gonalons 71’, Delgado 90’)
Liverpul: Reina; Kelly (Skrtel 74’), Carragher, Agger, Insua; Mascherano,Lucas; Kuijt, Gerrard (F.Aurelio 25’), Benayoun (Voronin 85’); Ngog. Trajner: R. Benitez
Olimpik Lion: Lloris; Reveillere, Cris (Gonalons 43’), Toulalan, Cissokho; Makoun; Pjanic, Källström; Govou, Ederson (Gomis 61’); Lisandro Lopez (Delgado 86’). Trainer: K. Puel
Gjyqtar: A. Malenko (Spanjë)
Kartonë të verdhë: Ngog / Reveillere, Cris, Govou