ALBtelecom sjell më afër ata që ndodhen larg
10/12/2010 Ofertat e fundvitit
ALBtelecom sjell oferta fantastike për të gjithë pajtimtarët familjarë e telefonisë fikse, duke u mundësuar të flasin gjatë dhe lirë me të gjithë të afërmit e tyre jashtë Shqipërisë. Duke filluar nga data 1 dhjetor 2010 deri më 15 janar 2011, ALBtelecom sjell ofertën më të fundit me 8 lekë për minutë, për thirrjet ndërkombëtare drejt Zonës 1. Tarifa 8 lekë/ minutë vlen për thirrjet drejt operatorëve fiks në Greqi, Itali, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Angli, Gjermani, Francë, Turqi, Hungari, Kroaci, Zvicër dhe Bullgari. Të njëjtat tarifa do të jenë edhe për të gjitha thirrjet edhe drejt operatorëve Fiks dhe GSM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Kjo ofertë do të jetë e njëjtë për të gjitha brezat orare, duke u mundësuar pajtimtarëve familjarë të komunikojnë me të afërmit e tyre në çdo orë dhe çdo kohë gjatë 24 orëve. Përfitojnë pajtimtarët e paketës FOLFIKS1500. Pasi të kenë konsumuar limitin e tyre prej 30 minutash, pjesë e ofertës FOLFIKS1500 për thirrjet ndërkombëtare drejt Zonës I, pajtimtarët e kësaj pakete do të mund të flasin për 8 lekë në minutë. Nuk është e nevojshme asnjë procedurë regjistrimi. Tarifat do të aplikohen automatikisht nga data 1 dhjetor 2010 deri më datë 15 janar 2011. Duke filluar nga data 16 janar 2011, me përfundimin e ofertës për të gjithë pajtimtarët familjarë, ALBtelecom do të aplikojë tarifat standarde të Zonës I.