Dervishaj: KESH po prodhon energji me kapacitet maksimal, ka edhe për shitje

Tirane, 9 dhjetor, NOA – Reshjet e rrembyeshme te shiut dhe prurjet e medha te ujit qe vune perfund zona te tera ne qarkun e Shkodres dhe disa lagje ne hyrje te qytetit duke bere si kurre me pare tere nenshkodra t’i perngjante nje liqeni te madh, zevendesministri i Energjitikes Sokol Dervishaj deklaroi sot se Korporata Energjitike Shqiptare po prodhon energji me kapacitet maksimal. Ne nje dalje per mediat zevendesministri i Energjitikes tha se “Jemi ne nje situate te paprecedente hidrike jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe rajonin, keshtu qe tregu i import-eksportit te energjise varet shume edhe nga oferta e te gjithe prodhuesve apo aktoreve te kesaj fushe ne rajon”.
Ne kete kontekst Dervishaj pohoi se KESH-i po prodhon energji me kapacitetin e tij maksimal, duke furnizuar tregun e brendshem, por gjithashtu duke eksportuar.
I pyetur per situaten hidrike ne kaskaden e lumit Drin, zevendesministri Dervishaj tha se situata e sotme eshte e permiresuar.
“Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 290.03 cm, pra ka nje renie me 70 cm nga ditet qe ju i keni pare. Niveli ne Koman eshte 170.87 cm ndersa niveli ne Vaun e Dejes eshte 74.10 cm. niveli i shkarkimeve ka ardhur duke rene. Aktualisht ato jane ne nivelin e 1400 m3/sek, ne te tre hidrocentralet”, informoi zevendesministri i Energjitikes.
Ai verejti se duke qene se vendi eshte ende ne nje situate emergjente, dhe prurjet hidrike jane shume te larta, padyshim qe ka nje tendence per te ofruar energji ne shitje. Ne kete suaze Dervishaj theksoi se “KESH-i, megjithe aftesite e tij apo me menaxhimin qe po ben, ne momentin e eksportit te energjise mban parasysh edhe konjekturen ne tregun rajonal te energjise’.
mit/NOA