E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALBtelecom:Shtohet shpejtësia e internetit, por jo pagesa

 ALBtelecom ka mbajtur premtimin e dhënë për qytetarët shqiptarë për përmirësimin e cilësisë, shpejtësisë dhe aplikimin e paketave ekonomike për telefoninë fikse dhe shërbimin e internetit. Duke filluar nga data 7 Janar 2009, të gjithë abonentët e rinj të shërbimit të ri të internetit do përfitojnë dyfish shpejtësi me vetëm 999 Lekë në muaj. Oferta e re e ALBtelecom ju jep mundësi të përfitoni internet ADSL 2 herë me të shpejtë pa ndryshuar çmimin ekzistues. Gjithashtu ALBtelecom ofron falas dhe tarifën e instalimit për të gjithë abonentët e rinj. Ndërkaq kompania ka menduar dhe për të gjithë abonentët aktualë të paketës ADSL 256 Kbit/sek, duke u mundësuar atyre të përfitojnë automatikisht dyfishimin e shpejtësisë së internetit pa qenë nevoja për procedura shtesë. Pra çdo abonentët i ALBtelecom tashmë do të ketë në shtëpinë e tij internet 2 herë më të shpejtë, pa ndryshuar asgjë në çmim.  ALBtelecom në vazhdimsi ka ofruar për klientët  paketa shumë ekonomike dhe cilësore. Në të gjitha pikat e shitjes kushdo mund të marrë shërbimin e internetit në disa paketa, sipas nevoja dhe mundësive të klientëve. Paketën “Ekonomike”  ADSL 512/128 Kbit/s tashmë ju mund ta merrni për vetëm 999 Lekë/muaj, “ADSL Unlimited” 512/128 Kbit/s për vetëm 2,499 Lekë në muaj. Paketa “ADSL Unlimited” 1024/256 Kbit/s për vetëm 2,999 Lekë në muaj. Nëse doni më shumë, ALBtelecom ofron paketën ADSL PRO1024/256 Kbit/s me IP Statike për vetëm 4, 999 Lekë/muaj. ADSL PRO 2048/512 Kbit/s me IP Statike për vetëm 7,499 Lekë/muaj dhe paketën ADSL 4096/768 Kbit/s IP Statike për vetëm 9,999 Lekë/muaj.ALBtelecom ka menduar dhe për abonentët familjarë, duke ofruar paketa shumë të leverdishme. Abonentët e ALBtelecom kërkojnë gjithmonë maksmimun dhe për ta patur atë, mjafton të behën pjesë e paketës “PA LIMIT”. Anëtarët e këtij plani tarifor me 500 Lekë në muaj mund të flasin me të gjitha numrat e ALBtelecom anembanë Shqipërisë, në çdo kohë. Është koha të flisni pa kufij dhe të ndani kohën me miqtë, pa u menduar për faturën e telefonit.Ju mund të zgjidhni planin tarifor “PA LIMIT”, pa asnjë pagesë regjistrimi* ose të informoheni duke vizituar pikat e shitjes së ALBtelecom në të gjithë vendin si dhe duke klikuar në faqen e internetit www.albtelecom.al * Abonentët e ALBtelecom, të cilët do të bëhen pjesë e planit tarifor “PA LIMIT” do të vazhdojnë të paguajnë tarifën e pajtimit mujor. Kjo ofertë është e vlefshme vetëm për abonentët familjarë. Çmimet nuk përfshijnë TVSH.**Dyfishimi i shpejtësisë është i vlefshëm vetëm për paketën ekonomike.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›