E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja me Pelisier, Kivu operohet në kafkë

Lajmin e bën të ditur klubi zikaltër, sipas të cilit, operacioni ishte i nevojshëm për të korrigjuar një frakturë në pjesën e djathtë të zonës parietale, si pasojë e të cilës ishte krijuar një enjtje. Mjekët që realizuan ndërhyrjen janë shprehur tepër optimistë në lidhje me gjendjen e futbollistit.Vetë Franko Kombi, mjeku i Interit, i cili ka marrë pjesë gjatë operacionit, ka deklaruar se ndërhyrja ishte e suksesshme dhe gjendja e Kivusë do të përmirësohet shpejt. “Është ende herët për të thënë se kur do të dalë nga spitali, por kemi besim se gjithçka do të shkojë mirë”, sqaroi doktor Kombi. Kristian Kivu do ta kalojë natën nën terapi intensive.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›