ALMEX 2010 sjell risine e fundit per ushtrine shqiptare
TIRANE - Eshte hapur mbreme Ekspozita Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group. Ne ceremonine festive te organizuar me kete rasr merrnin pjese Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Brendshem Lulezim Basha gjenerale te trupave te vendeve anetare te NATO-s antare te trupit diplomatik si dhe personalitete te tjere te ftuar.
Pas prerjes se shirit te perurimit te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 e para e ketij lloji ne Shqiperi te ftuarit moren pjese ne Konferencen Ceshtje te Sigurise dhe Mbrojtjes Rajonale. Konferencen e hapi Presidenti i Shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj cili tha se eshte hera e pare qe ne vendin tone organizohet ky panair event qe tregon se Shqiperia tashme si vend anetar i NATO-s eshte jo vetem vend i sigurt per qytetaret e vet por edhe atraktiv per biznesin.
ALMEX 2010 u realizua nga puna e perbashket e Klik Ekspo Group me Ministrine e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise. Eshte aktivitet qe rrok punen e nje viti. Si aktivitet i pare ne llojin e vet tek ne fale eksperiences se Klik Ekspo Group dhe mbeshtetjes se shtetit shqiptar ben te mundur qe ky edicion te jete i suksesshem por njekohesisht te sherbeje edhe si gur themeli per ALMEX ne te ardhmen.
Panairi sjell ne Tirane por edhe ne Ballkanin Perendimor teknologjine e perparuar te prodhimeve ushtarake e cila do te jete prezente ne modernizimin e Forcave te Armatosura Policise se Shtetit Sherbimit Informativ Shteteror Gardes se Republikes agjencive shteterore dhe kompanive private te mbrojtjes dhe sigurise. Kompanite e huaja prezente ketu do te vizitohen dhe do te kene mundesi bashkepunimi e komunikimi edhe me autoritete shteterore e kompani biznesi te Ballkanit Perendimor. Kjo eshte nje mundesi me shume per bashkepunimin rajonal dhe fokusimin ne projekte te perbashketa. ALMEX 2010 synon futjen e industrise ushtarake nderkombetare ne Shqiperi e me gjere ne nje treg i cili eshte ne fillesat e veta por vital. Kompanite prezente ne kete Panair sjellin fjalen e fundit te teknologjise ne fushat e tyre. Prezenca e tyre ketu flet shume dhe krijon rastin me te mire te bashkepunimit ne dobi te vendit tone por edhe me gjere.
Me pas e moren fjalen Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili nder te tjera tha se ALMEX 2010 eshte nje risi eshte aktivitet qe realizon nje prezantim shume serioz te Shqiperise Forcave te Armatosura dhe institucioneve te tjera te sigurise. Eshte hera e pare qe organizohet nje panair i ketij lloji ne vendin tone dhe si i tille eshte pjese e ecjes se sigurt ne rrugen e integrimit. Institucionet tona te mbrojtjes dhe sigurise po prezantojne arritjet e tyre progresin e bere ne rritjen e standardeve modernizimin e ne proceset dhe programet per te ardhmen. Eshte ky prezantim qe beri te rritet ndjeshmeria e kompanive private te industrise ushtarake te BE rajonit tone e me gjere. Shpreh edhe njehere bindjen time dhe te Ministrise se Mbrojtjes se ky panair do te jete nje sukses ne bashkepunimin e Klik Ekspo Group me Forcat e Armatosura. Me pas pershendeti dhe Ministri i Brendshem Lulezim Basha. Ne vijim autoritetet e larta te ftuar vizituan stendat e ketij panairi.
KLIK EKSPO GROUP eshte kompania shqiptare qe operon ne sektorin e panaireve nderkombetare. Kjo kompani eshte anetar me te drejta te plota ne Organizaten Globale te Panaireve Nderkombetare U.F.I. me seli ne Paris dhe partnere e Aleances se Panaireve te Evropes Qendrore C.E.F.A..
ALMEX 2010 ne Poligonin e Zall Herrit trupat dhe teknologjia ne aksion
Demonstrim ne Poligonin e Komandove Teknologji dhe Pajime Inovative ne fushen e Sigurise dhe Emergjencave
Trupat elite te Forcave te Armatosura te Shqiperise ne Poligonin e Komandove ne Zall Herr shpalosen aftesite e tyre me te mira me ane te demonstrimeve dhe perdorimit te teknologjise dhe pajimeve inovative ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile. Ky prezantim hapi sot serine e aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group.
Demonstrimi filloi me ekzekutimin e Himnit Kombetar te Republikes se Shqiperise. Me pas ne kete ceremoni pershendeti te pranishmit Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Brigade Maksim Malaj i cili theksoi se jemi mbledhur ne mjediset e Poligonit te Forcave Komando ne Zall Herr per te marre pjese ne ceremonine e hapjes se Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010 te organizuar nga Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise dhe shoqeria Klik Ekspo Group. Jo pa qellim ky panair e fillon aktivitetin e tij me kete demonstrim te pajisjeve dhe arritjeve teknologjike ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile ne nje nga njesite e Forcave te Armatosura per te treguar rolin e vecante qe Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura kane luajtur per organizimin e ketij eventi. Ne besojme dhe shpresojme qe ky panair tiu sherbeje specialisteve dhe prodhuesve te ardhur nga vende te ndryshme te botes jo vetem per te marketuar dhe ekspozuar produktet e tyre por ne te njejten kohe per te pare mundesine e bashkepunimit ne te ardhmen. Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Brigade Maksim Malaj me tej nenvizoi se Ne kete ekspozite jane te pranishme 160 kompani nga shume vende te botes. Si evenimenti pare i kesaj natyre qe organizohet ne Shqiperi une do te deshiroja qe ky panairi te hidhte themelet e organizimit te panaireve te tjera te ketij lloji ne te ardhmen duke krijuar nje tradite per vitet ne vijim .
Me pas moderatori lajmeroi fillimin e veprimeve ushtarake te trupave dhe mjeteve. Sipas skenarit te parapergatitur u angazhuan forca te shumta dhe mjete te ndryshme si makina zjarrfikese autobote autoambulanca dhe mjete te tjera transporti. Siparin e ketij prezantimi e celen mjetet e blinduara teper moderne te kompanise Renault Truck Defence pjesemarrese e Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Trupat shqiptare me pajimet me te mira kryen demonstrime ushtarake te shkalles se larte te veshtiresise me automjetet e blinduara shume moderne te kompanise Renault Truck Defence.
Trupat me uniforma ushtarake pajime mjete nderlidhjeje e telekomunikim armatime e municione te kompanive pjesemarrese ne ALMEX 2010 dhe te tjera ne zoterim te Forcave te Armatosura kryen veprime per emergjencat civile dhe luften kunder terrorizmit te shoqeruara me qitje me pistolete automatik snajper dhe mitraloz. Ra ne sy pergatitja e larte profesionale e efektivave te strukturave ushtarake etj. te cilet manifestuan gatishmeri dhe shpirt te larte sakrifice gjate kryerjes te veprimeve luftarake sipas te gjitha situatave te paraqitura. Nen shoqerimin e trupave ushtarake te ftuarit e shumte zhvilluan qitje me pistolete automatik dhe snajper.
Me pas Shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Maksim Malaj dhe te ftuar te tjere takuan nga afer trupat pjesemarrese ne kete demonstrim duke i falenderuar edhe njehere per angazhimin e tyre dhe profesionalizmin e treguar ne kryerjen e detyrave funksionale.
Nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura vjen si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe. Ne kete faze suksesesh te Qeverise Shqiptare u maturua projekti i te parit ekspozim te ketij lloji ne Shqiperi si nje forum strategjish politike me shtrirje te gjere ne sigurine dhe mbrojtjen kombetare dhe nderkombetare. Kjo ekspozite eshte nje misherim sinergjish me Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise dhe Klik Ekspo Group. Kete rrugetim nga e shkuara drejt se ardhmes Klik Ekspo Group me pervojen e tij shumevjecare ia ofron gradualisht cdo shikimi ne menyre qe vizitoret te kene mundesi te shohin ne ambientet e ketij ekspozimi sesi jane dhe vazhdojne te zevendesohen me modelet me te reja.
PROGRAMI I PANAIRIT PER DITEN E SOTME
8 45 Nisja e organizuar e medias me autobus nga vendtakimi prane Hotel Rogner Europapark
09.00 - 09.45 Udhetimi per ne Komanden e Forcave Detare Durres
10.00 - 12.00 Demonstrimi Live Komandat e Forcave Ajrore dhe Forcave Detare
a Simulime te operacioneve te Kerkim - Shpetimit
b Simulime te Luftes kunder Terrorizmit
12.00 - 13.00 Kokteil ofruar nga ALMEX
13.00 - 14.00 Kthimi i organizuar i te ftuarve per ne Tirane
17.00 - 18.00 Prezantime te Ekspozuesve Defendec http//www.defendec.com/en
Salla e Konferencave ne Muzeun Historik Kombetar
17.00 - 19.00 Vizita diskutime dhe takime B2B ne stendat e Panairit
Kjo faqe u mundesua nga Klik Ekspo Group
29 Tetor 2010