E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Fatmir Xhindit Edhe vrasja e Veselit politike

FIER - Familjaret e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi kane kercenuar me greve urie ne rast se nuk zbardhen shkaqet dhe autoret e vrasjes se te afermit te tyre. Ka qene vellai i ish-deputetit Ilir Xhindi ai qe ka folur ne emer te familjes per vendimin me te fundit te familjes Xhindi.


Shkak per kete vendim ekstrem eshte bere dhe vrasja e dy diteve me pare ne komunen Terthore te Kukesit te kryekomunarit i cili u ekzekutua ne pragun e shtepise. Ilir Xhindi tha se dhe kryekomunari Veseli eshte vrare me te njejtin skenar gje qe le te dyshosh per te njejten dore.


E them me bindje te plote qe kane prapavije politike edhe vrasja e vellait tim edhe ajo e kreut te komunes ne Kukes. Mua me vjen keq per familjen Veseli dhe nepermjet jush i dergoj ngushellimet e mia por njekohesisht me vjen keq edhe per faktin se do tu ndodhe po sic na ka ndodhur ne.


Edhe familjes Veseli do ti thone te njejtat gjera qe nuk ka asnje prove dhe asnje te dyshuar - tha Ilir Xhindi teksa vijoi - Te dy keta eksponente te PS-se po ti vesh re jane vrare jo vetem me te njejtin skenar por dhe ne prag fushatash elektorale. Se ndryshe do te kishim sot nje motiv apo nje te dyshuar te vrasjes se Fatmirit qe ka 17 muaj dhe nuk ka asnje piste. Duket sikur kjo vrasje eshte lene ne harrese.


Ne i kemi derguar peticion te gjitha strukturave shteterore deri tek kryeministri dhe nuk kemi marre asnje pergjigje qofte dhe e morem shqetesimin tuaj. Nga ana e policise gjithmone na percjellin me fjalet Po punojme. Nuk presim me


Durimi ka nje kufi Ne jemi duke e diskutuar se bashku me gjithe pjesetaret e familjes per te vendosur kohen se kur do te hyjme ne greve urie se vetem kjo na ka mbetur tani - tha vellai i ish-deputetit socialist i cili u vra ne pragun e shtepise se tij ne Roskovec me 2 maj te vitit 2009.


Gjate vizites ngushelluese ne familjen Xhindi nje dite pas ngjarjes kryeministri Sali Berisha premtoi venien e autoreve para drejtesise dhe kerkoi prej prokurorise zbardhjen e plote te kesaj vrasjeje.


Per te zbardhur ngjarjen u zgjodhen ekspertet me te mire por edhe pse kane kaluar 17 muaj nuk ka asnje piste apo autor te dyshuar. Policia ka mohuar pisten politike si nje motiv.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›