ALUIZNI bllokon legalizimin e ndërtesave buzë liqenit
Shpallja “zonë e mbrojtur” e territorit të liqenit të Shkodrës ka përjashtuar nga procesi i legalizimit disa zona informale që ndodhen në këtë territor.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Një urdhër i ardhur ditët e fundit nga qendra e ALUIZNI-t në Tiranë, kërkon qartë rifillimin nga e para të procesit të legalizimit në këto zona. Sipas burimeve zyrtare, fjala është për ndërtime pa leje që ndodhen në Shirokë e Zogaj (Bashkia Shkodër), lagjet Grilë e Boriç i Madh (Komuna e Gruemirës), si dhe në disa zona të tjera pranë fshatrave nën juridiksion të Malësisë së Madhe në breg të liqenit. Sipas zyrës rajonale të ALUIZNI-t në Shkodër janë 1746 objekte që ndodhen në këto zona, të cilat, me vendim të Këshillit të Qarkut Shkodër janë përjashtuar tashmë nga procesi i legalizimit edhe pse kishin kryer vetëdeklarimet përkatëse. Urdhri i ardhur nga Tirana, sipas konfirmimeve zyrtare thekson llokimin e legalizimit në këto zona dhe rivlerësim nga e para të të gjithë procesit të kryer deri tani. Në përputhje me ligjin, citohet në urdhër, zyra rajonale e ALUIZNI-t, Bashkia Shkodër dhe komuna Gruemirë, duhet të rivlerësojnë procesin e legalizimeve, duke vepruar me blloqe banimi informale dhe ndërtime informale të veçuara, siç kërkon edhe ligji për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje. Këto ndërtime, që do të rivlerësohen, ndodhen në një sipërfaqe 1 deri në 5 hektarë dhe duhet të jenë në harmoni me dispozitat ligjore për zonat e mbrojtura, siç konsiderohet liqeni i Shkodrës. Nisur nga ky fakt, është bërë një rishikim i të gjithë zonës, për të përcaktuar qartë shtrirjen e ndërtimeve dhe për të vendosur drejt kufijtë. Në zonat Shirokë e Zogaj, gjatë gjithë këtyre viteve, janë bërë ndërtime të shumta pa një plan studimi. Pikërisht mungesa e një plani të tillë ka bërë që ndërtimet e këtyre 18 viteve të fundit të dëmtojnë rëndë zonën, që tashmë konsiderohet si zonë e mbrojtur. Shiroka dhe Zogaj, deri para ’90-ës konsideroheshin zonë rurale. Më pas, këto dy zona u futën si lagje periferike të qytetit, aq më tepër që janë pika turistike. Kjo përfshirje nuk solli asgjë të re për zhvillimin e zonës, ndryshe nga çfarë pritej. Përkundrazi, ato u shndërruan në një popullim të pakontrolluar të zonës me ndërtime, që binin ndesh me statusin turistik të saj. Vendimi i fundit, jo vetëm që bllokon situatën, por nuk lejon legalizimin edhe të atyre banesave, që tashmë i kishin nisur procedurat.
zonat
Shirokë Zogaj Grilë Boriç i Madh Dobraç 2 Velipojë Razmë