E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas filmit edhe muzika e dhomës “zbarkon” në Durrës



Pas përfundimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, një tjetër festival ndërkombëtar do të gjallojë jetën artistike e kulturore të qytetit antik bregdetar. Bëhet fjalë për edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, i cili siç bën të ditur organizatori, shoqata kulturore “Arti dhe kultura italo-shqiptare”, do të zhvillohet nga data 3-15 shtator në Durrës. Instrumentistë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Franca, Austria e Italia do të jenë protagonistët e këtij manifestimi të kulturave të vendeve të ndryshme. Mbështetës të këtij aktiviteti janë Bashkia Durrës, Rajoni i Pulias në Itali, Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe ambasadat e Austrisë e të Maqedonisë. Teatri “Aleksandër Moisiu” do të jetë vendi ku do të mbahen të gjitha koncertet e festivalit të Muzikës së Dhomës. Disa nga instrumentistët që do të performojnë në këto koncerte janë Nevila Kalaja, Eva Kaltroshi, Vvolfgang David, Kristi Gjezi, Louis Lancien, Milicia Sperovik Ribarski, Kiril Ribarski, Ansambli “Stinët” me drejtues Luciano Condina, Trioja e Harqeve me artistët Sihana Badivuku, Blerim Grubi e Aristidh Prosi, etj.

2 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›