E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI gati 1591 tapi caktohet grafiku per pagesat

Agjencia e Legalizimit Urbanizimit Integrimit te Zonave te Ndertimeve Informale ben gati tapite per 1591 qytetare te cilet fillimisht duhet te paguajne detyrimet financiare ndaj shtetit. Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t ka sqaruar dje se ka pergatitur per qarkun e Tiranes dokumentacionin e nevojshem tekniko-ligjor per 1591 dosje. Keto dosje te pergatitura i perkasin qytetit te Tiranes per 11 njesite bashkiake te cilat e cojne kete numer ne rreth 5000 dosje per periudhen shtator-tetor 2010. 1591 qytetaret duhet te paraqiten prane sporteleve te Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t Tirane per te terhequr formularet e pagesave per shlyerjen e detyrimeve financiare me qellim qe te procedohet me tej me legalizimin e ketyre objekteve. Per te lehtesuar procedurat dhe mos krijuar radhe para sporteleve ALUIZNI ka percaktuar dhe nje grafik per secilen zone. Keshtu ne baze te grafikut shperndarja e faturave per njesine 1 dhe 2 do te behet diten e hene per njesine 3 dhe 4 shperndarja e faturave behet te marten e merkura vijon me njesine 5 dhe 6 e enjtja me njesine 7 dhe 8 ndersa diten e premte duhet te paraqiten prane sporteleve te ALUIZNI-t banoret e n njesise 910 dhe 11. Te gjithe keta qytetare qe duan te legalizojne shtepite e tyre duhet te respektojne afatet ligjore per te mos paguar me tej dhe gjobat. ALUIZNI ka paralajmeruar se nese terheqja e fatures dhe me pas pagesa nuk behen brenda 1 muaji nga publikimi i emrave ne media atehere do te aplikohet gjoba e cila eshte ne masen 25 te detyrimit qe ka per te paguar cdo qytetar qe ka bere nje ndertim pa leje por nderkohe ka fituar te drejten per ta legalizuar ate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›