Basha Kemi nje nga kufijte me te sigurt ne rajon

Ne me pak se dy vjet kufiri shqiptar u kthye ne nje nga kufijte me te sigurt te rajonit me standarde dhe procedura norma dhe praktika te nivelit me te larte duke ofruar per perdoruesit e kufirit lehtesira dhe nje perdorim miqesor
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ne vazhdimesi te fushates informuese per rregullat e heqjes se vizave ka vizituar dje Akademine e Policise. Por sic u shpreh edhe vete ministri kjo vizite ne qendren e informimit profesional merr nje dimension te vecante pasi e hena e ardhshme dhe vendimi per heqjen e vizave per Shqiperine nuk do te ishte i mundur pa kontributin thelbesor dhe profesional e perkushtimin e perditshem te organizates se Policise se Shtetit.
Ne me pak se dy vjet kufiri shqiptar u kthye ne nje nga kufijte me te sigurt te rajonit me standarde dhe procedura norma dhe praktika te nivelit me te larte duke ofruar per perdoruesit e kufirit lehtesira dhe nje perdorim miqesor - u shpreh ministri Basha. Ai ka theksuar se Policia Kufitare dhe e Migracionit te Shqiperise tashme punon me standardet e kodit lsquoShengen ve ne jete praktikat me te mira te ketij kodi dhe disponon sisteme po aq te mira dhe ne disa raste edhe me te mira sesa simotrat e saj te BE. Ministri ka vene ne dukje edhe arritjet e Policise se Shtetit arritje sic i thote edhe ai vete se punonjesit e saj ne dy vite kane realizuar reforma qe vendet e tjera i realizuan ne 40 apo 20 vjet duke kapercyer pengesa ne dukje te pamundura. Por pavaresisht punes se jashtezakonshme frytet e se ciles i ndien cdo qytetar per Policine e Shtetit puna nuk perfundon ketu. Ministri Basha u shpreh para kadeteve te rinj se pas konsolidimit te rezultateve e te arritjeve qe bene te mundur realizimin e kesaj endrre historike e vene Policine e Shtetit para impenjimit qe te permiresojne praktikat normat dhe standardet e arritura per te korrur rezultatet me te larta.
Te henen perballe ministrave te Brendshem te vendeve te BE qe do te marrin vendimin final do te shfaqet nje Shqiperi me kapacitete profesionale dhe besueshmeri te asaj shkalle qe i ben keta ministra te Brendshem te votojne perfundimisht liberalizimin e vizave per Shqiperine. Vetem pak vite me perpara kjo ishte nje pamundesi nje aspirate dhe deshire por nje pamundesi dhe dicka qe smund te imagjinohej - u shpreh ministri.
Gjate fjalimit te tij ministri i Brendshem ka riperseritur se nuk ka asnje shans qe ndonje qytetar shqiptar tia arrije te kete sukses per marrjen e azilit ne zonen lsquoShengen dhe se cdo tentative e tille do te coje ne rikthimin apo ne ndalimin e levizjes ne zonen lsquoShengen per nje periudhe pesevjecare. Kjo vjen si rrjedhoje se legjislacioni shqiptar institucionet shqiptare marreveshjet dypaleshe dhe shumepaleshe me BE e bejne te pamundur qe nje qytetar i Republikes se Shqiperise te kerkoje dhe te marre azil ne secilin prej vendeve te zones lsquoShengen - ka sqaruar ministri Basha.
Duke shprehur mirenjohjen e tij Basha ka percjelle edhe pergezimet ne emer te kryeministrit Berisha dhe te qeverise se tij per punen e palodhur e per dedikimin e perditshem dhe profesionalizmin e larte qe forcat e Policise kane demonstruar gjate reformave transformuese.