E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valeri Jarret Gruaja ne krah te Obames

Me 25 janar te vitit 2008 nje dite para zgjedhjeve demokrate ne Karolinen e Veriut per kandidaturen presidenciale Barak Obama ndihej shume i lodhur. Teksa po i hidhte syte listes se evenimenteve ne te cilat duhet te merrte pjese i tha shefit te stafit se duhej ta shmangnin takimin me nje grup grash afro-amerikane te gjitha te shkolluara ne universitetet me te mira te vendit. Obama ndihej shume i lodhur dhe dukej se nuk kishte burre qe ta bindte per te qene i pranishem ne takimin tashme te shenuar ne axhende. Ata qe i qendronin prane kandidatit Obama ne ate moment e dinin se ekzistonin dy persona qe mund tia nderronin mendjen Presidentit bashkeshortja e tij Mishel dhe Valerie Jarret. Kjo e fundit eshte nje mikeshe e vjeter e Obames dhe keshilltare e tij. Per sa i takon situates se 25 janarit stafi i tij kishte te drejte sepse fale nderhyrjes se ketyre dy grave Obama mori pjese ne nje takim vertet shume interesant. Ne fakt ne historine e njerezve te fuqishem nder te cilet pa dyshim jane edhe presidentet amerikane dihet se ka pasur dhe ka gjithmone disa persona te cilet kane nje ndikim me te madh se te tjeret ne vendimmarrjen e tyre. Ne rastin e Obames pervec bashkeshortes se tij Mishel personi i dyte eshte Valerie. Ajo eshte nje person qe me pare kishte pak te bente me Uashingtonin por qe aktualisht ka nje nga vendet e punes me te rendesishme te administrates amerikane keshilltare presidenciale per ceshtjet nderqeveritare dhe publike. Nje post i tille i perkthyer me fjale te thjeshta eshte ndermjetese e Obames me boten e jashtme. Nderkohe Jarret eshte edhe mikja e ngushte dhe e vjeter e Presidentit dhe nje nga njerezit e tij me te afert e me besnike ne Shtepine e Bardhe. Sipas vete fjaleve te Obames Valerie eshte nje nga mikeshat e tij me te vjetra. Shpesh marredhenia jone ka marre permasa te tilla saqe na eshte dukur se kemi qene te nje gjaku. I besoj asaj plotesisht ka thene vete Obama gjate nje konference per shtyp. Po cfare ben Jarret ekzakesisht. Se pari axhenda e saj eshte e mbushur me shume takime konferenca dhe fjalime. Ajo eshte personi kryesor qe e prezanton dhe e percjell Obamen te komuniteti i biznesit. Ne skuadren ekonomike te Presidentit vetem Jarret nje ish-presidente e nje firme per pasurite e patundshme ne Cikago ka drejtuar nje biznes me xhiro miliarda dollaresh. Marredheniet dhe komunikimi qe ajo ka me sektorin privat eshte nje nga armet e forta qe ajo ka dhe nje nga ndihmat qe i ofron Obames me prezencen dhe konsulten e saj. Nder te tjera Jarret ben edhe detyren e mbeshteteses se ceshtjeve te minoriteteve edhe pse Shtepia e Bardhe qeveriset nga nje person me ngjyre. Pervoja e perbashket e Jarret dhe Obames ka te beje me racen dhe ne nje nivel me te thelle me bashkekzistencen mes te ndryshmeve ne realitetin amerikan te pas Luther Kingut ne te cilin jane bere bashke ambicia ndergjegjja aktivizmi dhe drejtesia. Te dy bashke Jarret dhe Obama kane nje pervoje te gjate bashkekzistence dhe ndryshimi ne nje realitet ne ndryshim. Ata kane jetuar dhe punuar ne Cikagon qe drejtohej per here te pare nga nje kryebashkiak i zi Richard Daley dhe pane e preken me duart e tyre ndryshimin. Te gjithe e ndienim se gjerat njerezit mund te ndryshonin ka thene Jarret kur e pyeten se cfare domethenie kishte per te dhe Obamen rritja ne nje qytet si Cikago. Megjithate per Valeri ajo cka eshte me e rendesishme per Obamat ne nje qytet si Cikago eshte fati se aty ata njohen njeri-tjetrin dhe hodhen bazat e familjes. Jarret nuk e pati te veshtire qe te behej pjese e ngushte e familjes se re Obama. Ajo ishte zevendesshefe e stafit te kryebashkiakut Daley nje nga njerezit me te fuqishem te qytetit ne vitin 1991. Pikerisht ne ate kohe nisi nje politike e re promovimi e njerezve te rinj me ngjyre ne postet e rendesishme vendimmarrese te administrates se qytetit. Ne keto rrethana Jarret u njoh me nje zezake te re dhe shume te shkolluar me emrin Mishel Robinson. Te dyja grate qe ne takimin e pare paten nje ndjesi se ai takim nuk do te ishte kurrsesi edhe i fundit. Brenda nje viti Mishel u be nje nga njerezit me te besuar te Jarret dhe po keshtu edhe i fejuari i saj Barak. Vete Jarret eshte bija e prinderve afro-amerikane dhe ka lindur ne Iran. I ati i saj mjek drejtonte nje spital ne kete vend si pjese e nje programi ndihme amerikane. Lidhja e Obames me Jarret eshte deri diku shume e kuptueshme duke qene se qe te dy jane rritur jashte vendit dhe kane pasur kontakte me kultura e njerez te tjere ndaj e kane pasur me te lehte qe te tregohen te hapur ndaj tyre dhe ndaj vete njeri-tjetrit. Obama sic shkruan vete ne kujtimet e tij ishte gjithmone i terhequr dhe i mrekulluar nga heronjte e vertete te levizjeve te te drejtave te njeriut. Nderkohe lufta e Jarret ishte e nje tjeter sfere si te arrinte te ndiqte dhe te imitonte me sukses modelet e njerezve qe i kishte ofruar jeta. I ati i saj dr. James Bowman ishte nje patolog i shquar. Me te njejten fame ishte edhe e ema nje eksperte e zhvillimit te femijeve te mitur. Linja e jetes se saj nga vajze doktori ne studente ne Standford ne bashkeshorte te nje shefi korporate ishte nje linje qe sic thote vete e ndoqi pa ndonje zell te vecante. Isha si nje person qe ka nje rruge te programuar dhe e di se ate duhet ta ndjeke ka thene vete Jarret. Por kjo linje u nderpre prej vete asaj kur ne vitin 1987 vendosi qe te braktise edhe martesen dhe punen. Edhe pse ishte nena e nje femije ne moshen 2-vjecare ajo shkoi te punonte si keshilltare ligjore e keshillit korporativ te Bashkise se Cikagos. Detyra e saj ishte qe te merrej me ceshtjet civile. Pergjate 15 vitesh trajektorja e pushtetit dhe ngritjes se saj do ta kalonte edhe vete Obamen. Vitet e palumtura te Jarret si nje juriste e ceshtjeve te pronave tani duket se po shpaguheshin me detyren e re. Keshtu disa vjet me pas ajo u be nje nga njerezit me te afert dhe me te besuar te krybashkiakut te Cikagos. Kryebashkiaku i ri zezak e promovoi Jarret duke e bere shefe te stafit dhe me pas edhe komisionere te planifikimit duke i lene me pas teresisht ne dore ceshtjet ligjore te qytetit. Nderkohe ajo po rriste te bijen dhe ishte bere pjese e nje rrethi social qe bente bashke njerez me te njejten mendesi e mentalitet kryesisht me ngjyre qe sikurse vete Jarret e shihnin ndryshimin jo vetem te vetja e tyre por te te gjithe. Ne kete rreth njerezish ishin edhe Obamat. Ishte Jarret qe e solli Mishel ne administraten e kryebashkiakut ajo mori pjese ne dasmen e Obamave dhe ka qene prane tyre ne te mire e ne te keq. Nje moment i tille pra i keq ishte ai i vitit 1995 kur Jarret nisi qe te humbte mbeshtetjen e kryebashkiakut. E plagosur dhe e zhgenjyer nga kjo gje ajo gjeti mbeshtetje miqesore dhe konkrete tek Obamat. Pas vitit 2000 ndersa pozita e saj ishte forcuar serish ajo u shnderrua ne nje nga mbeshteteset dhe perkraheset e hapura te Obames yllit te ri te Cikagos. Ne fakt ne vitet ne vijim roli qe luajti ajo ne ngjitjen e tij ishte i madh por deri diku i kufizuar. Per fushaten e tij si senator ajo e prezantoi Obamen te disa donatore shume te fuqishem qe ishin kyc per fitoren e tij. Ajo ishte nder te paktet keshilltare te afert te tij qe ne vitin 2006 u bene bashke per te projektuar fushaten e ardhshme presidenciale. Gjate 6 muajve te pare te fushates presidenciale te Obames Jarret ishte ne kontakt te vazhdueshem me te por nderkohe vazhdoi qe te qendronte ne Cikago per te drejtuar bursen e Cikagos dhe nje firme private. Por ky qendrim ndryshoi naten e 17 korrikut te vitit 2007 kur Obama organizoi nje mbledhje ne shtepine e Jarret ne Cikago duke qene se gjerat nuk po shkonin ashtu sic duhej. Aty lindi nevoja qe Obama te kishte nje keshilltar te vertete te shkathet me njohje qe te luante rolin e nje ndermjetesi mes tij dhe elektoratit. Doli qe personi i duhur per kete pozicion ishte Jarret. Megjithate ajo serish nuk u zhvendos nga Cikago dhe sipas disa keshilltareve te tjere te Obames nuk luajti ndonje rol qe solli ndryshime te medha. Ajo ka qene nje mbeshtetese e idese per perfshirjen e Mishel Obames ne fushate dhe ne rolin qe ajo duhet te merrte per te qene pjese reale dhe e rendesishme e bashkeshortit. Disa dite pasi erdhi ne Shtepine e Bardhe Obama i tha ish shefit te tij te stafit Rahm Emanuel qe Jarret duhet te ishte patjeter brenda Shtepise se Bardhe. Ne fakt keta jane nder personat me te afert te Presidentit qe kane nje ndryshueshmeri te madhe mes tyre por per Obamen kjo eshte me se e pranueshme sepse ai synon qe te kete njerez me mendime te ndryshme per te nxjerre vete me pas ate qe eshte e duhura. Nderkohe shume persona brenda Shtepise se Bardhe e dine se ndersa shume gjera dhe persona mund te ndryshojne pozicion brenda atyre mureve ne zemren e Obames vendi qe ka Jarret nuk do te ndryshoje kurre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›