E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama endrra vazhdon

Shpresa ndryshimi perpjekja

Te besosh te luftosh dhe te perkasesh te ndryshimi eshte sfida me e madhe ne kete bote qe shpesh te perball me veshtiresi dhe pengesa qe e vjetra ne emer te se shkuares te ve perpara. Dhe ky sulm i se vjetres qe eshte edhe i fundit i ciklit te saj eshte me i egri dhe me i fuqishmi. Shume bij te drites mund te flijohen ne kete beteje te fundit por flijimi i tyre i bere me gjithe zemer dhe me gjithe shpirt eshte e vetmja kenaqesi qe kjo e vjeter do te marre ne sekondat e fundit te yllit te saj. Kjo foto eshte marre nga fushata presidenciale e Obames qe solli ne Shtepine e Bardhe nje President ndryshe por ndryshe per nga sfidat dhe nga perballjet e medha.

Kjo foto eshte marre ne Konventen demokratike ne Denver me 28 gusht kur Obama pranoi kandidimin per Partine Demokratike dhe kjo date ishte gjithashtu pervjetori i fjalimit te Martin Luther King I have a dream. Para fjalimit te Obames kishte rreth 70 mije veta qe ishin mbledhur per ta degjuar kandidatin republikan. Takimi u organizua ne nje stadium dhe nje det i tere duarsh ishte ne pritje te kandidatit demokrat qe mbarte me vete shpresen. Ishte nje moment i jashtezakonshem emocioni qe percillej nga te gjithe.

Obama i perdor shume duart e tij. Ai eshte shume shprehes permes duarve. Te gjithe fotografojne fytyren e tij por jane te terhequr edhe nga duart dhe gjestet. Kjo pamje eshte frymezuar na nje miting ne New Hampshire me 12 shtator ne vitin elektoral. Ishte nje dite me shi dhe kjo periudhe ishte e veshtire per fushaten. Kjo pikture eshte nje veper arti qe u ekspozua ne kete takim dhe reflekton momentin e nje arritje kulmore te nje kryengritjeje dhe beteje.

Kjo eshte nje skice e bere ne kohen e fushates zgjedhore te Obames qe perfaqeson popullin amerikan. Ne kohen e fushates para fjalimeve te Obames njerezit mblidheshin ne shumice per te degjuar Obamen. Ata ishin te duruar plot shprese dhe ne keto takime nuk mbizoteronte historia dhe zhurma qe shpesh karakterizon fushatat zgjedhore qe pasqyrohen edhe nga media. Njerezit zinin radhe me ore te tera dhe madje shume prej tyre nuk kishin shkuar me pare ne mitingje zgjedhore per faktin se nuk i besonin me ata qe flisnin ne podiume.

Nje dite ne Filadelfia gjate fushates nuk do te harrohet kurre nga stafi i Obames. Ai mbajti 4 takime njeri pas tjetrit neper rruget e qytetit ne kater zona te Filadelfias. Ishte e veshtire te kuptoje ate dite se nga i dilte gjithe ajo energji pozitive Obames por ai ishte dhe eshte njeriu qe di te binde per idete e tij edhe kur objektivi qe kerkon te arrije eshte shume i veshtire. Ai eshte njeriu i shpreses

Nje nga momentet me te bukura te fushatave te Obames ka qene edhe momenti i perqafimeve te tij me njerezit. Ishte nje komunitet global njerezish nga te gjitha fushat e jetes nga te gjitha shtresat dhe racat qe ishin te entuziazmuar nga ringjallja e shpreses qe percillej prej Obames. Obama ndersa ishte gjithmone shume entuziast ishte njeherazi edhe serioz maksimalisht serioz ne ate qe thoshte dhe kjo eshte edhe sot e kesaj dite nje nga karakteristikat e presidences se tij te veshtire serioziteti e te cilin me te gjitha ceshtje.

Kjo dore reflekton diten e pare te Obames ne Shtepine e Bardhe. Eumlshte nje gjest po aq i rendesishem sa edhe fjalet qe perdori Obama ate dite shume te rendesishme per te gjithe popullin amerikan. Ishte nje gjest pershendetes miqesor bashkepunues ndaj te gjithe amerikaneve jo i vetem atyre qe e mbeshteten dhe per kete arsye pavaresisht disfates jo per faj te tij qe pesoi ne zgjedhjet e fundit ai do te vazhdoje te mbeshtetet nga te gjithe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›