E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUZNI, Shehu: Kemi gati vetëm 30.000 dosje

Ndryshe nga sa ishte premtuar, ALUIZNI nuk jep afat se kur do të ndahen 100.000 dosje

TIRANË - Agjencia e legalizimit të zonave Informale, (ALUZNI) ka gati vetëm 30 mijë dosje. Ndryshe nga sa kishte deklaruar pak kohë më parë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, se brenda muajit Shtator do të shpërndaheshin 100.000 dosje, të dhënat që vijnë nga ALUIZNI, tregojnë se ky proces do të mund të realizohet vetëm vitin që vjen, pikërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Zv-Drejtori i ALUIZN-it, Ferdinand Shehu, nuk ka dhënë një afat konkret se kur do të jenë gati 100.000 dosjet e premtuara. Ndërkohë, ai ka sqaruar procesin aktual, në të cilin është përfshirë kjo agjenci, si dhe dosjet e përgatitura deri më tani

Z.Shehu, ndërkohë që ligji ka parashikuar që procesi i legalizimit duhet të ecë paralelisht me atë të shpronësimeve, ju keni deklaruar se, tashmë, janë gati rreth 6500 dosje për legalizim dhe vetëm 8 për shpronësim. Si e shpjegoni ju këtë disporpocion të madh që ka midis procesit të legalizimit dhe atij të shpronësimit?

Ne e kemi thënë dhe, mirë është, që të arrijmë në atë konkluzion, sepse nuk interpretohet siç e interpretoni ju. Nuk është e drejtë të vësh balanca aritmetike në një problem ku kemi të bëjmë me pronësi dhe sipërfaqe. Në fillim dua të them se ne i përmbahemi idesë se, legalizimi do të bëhet paralelisht me shpronësimin dhe do të kemi shpronësim dhe pastaj legalizim të zonave informale. Ne kemi thënë se kemi përgatitur dokumentacionin për kalim pronësie, afro rreth 6500 ndërtimeve informale që shoqërohen me parcelën ndërtimore të secilit ndërtim informal. Shifrat flasin vetëm për ato sipërfaqe që kemi kalim pronësie, por dokumentacioni tekniko-ligjor, nuk është përgatitur vetëm për ato me kalim pronësie, por edhe për ato që janë në pronat e tyre dhe kanë ndërtuar, dhem shifra më sipërm është për të treguar një tregues se çfarë është bërë për kalimin e pronësisë. Dosjet që kanë të bëjnë me kompensiminm janë për të treguar se ka filluar procesi i kompensimit. Sa i përket dosjeve të bëra, nuk janë vetëm këto për kalim pronësie, por siç e thashë më sipër, janë edhe ato në truallin e vet, ndaj numri shkon deri në 30000 dosje të përgatitura, sepse janë shtesat e veçanta, janë pallatet me shtesa, që po bëhen të reja para 1993-shit dhe pallatet e reja pas 1993-shit, zonë kufiri ku funksiononin këshillat e asaj kohe dhe ku u fut në vendimmarrje vetë KKRT-ja përkatëse.

Ndërkohë që ju sot deklaroni 6500 dosje për legalizim, premtimi i qeverisë ka qenë se do të bënte të mundur përgatitjen e rreth 100.000 dosjeve për legalizim. A mendoni se ALUIZNI do të përmbushë këtë premtim?

Thashë pak më sipër dhe ju përmenda që, 6500 dosjet, janë të lidhura me pjesën e kalimit të pronësisë, por janë të tjera në territoret e veta, në shtesa të tjera në pallate dhe premtimi për 100.000 dosje, patjetër që do të arrihet.

Nga shqyrtimi i këtyre dosjeve, a mund të na thoni se cilat zona përfshihen në to, a janë përcaktuar emrat që do të përfitojnë nga ky proces? Në çfarë faze është aktualisht ALUIZNI?

Normalisht, për listat e emrave, sipërfaqja përkatëse dhe zonat përkatëse, kanë shkuar në një etapë të parë. Ne kemi folur shumë për sa i përket plotësimit të dosjeve, tërheqjes së dosjeve dhe ne tani kemi kaluar në një faze tjetër që është kolona e këtij procesi dhe themi në fillim fare se, ky proces, ka nevojë për një paketë ligjore dhe sot, tashmëe kemi me gjithë vendimet përkatëse, me gjithë materialet teknike të domosdoshme dhe udhëzimet përkatëse që mund të rrjedhin nga ky proces. Tashmë ne e kemi bërë punën e parë dhe kemi kaluar në fazën e dytë. Pra, përsa i përket pjesës ligjore, ne jemi të plotësuar.Tashmë puna e gjithë Agjencisë është përqendruar për të përpiluar faturënfinanciare, që është e nevojshme për tëkaluar, si të themi, barrierën fiskale që ka ky proces. Tashmë këto fatura janë përgatitur nga ALUIZNI dhe gjenden,është qytetari që e ka këtë faturë në dorë dhe lidhur me pagesën e tij bën dhe hapin tjetër për të arritur nëfinalizimin e dhënies së lejes së legalizimit, sepse një nga barrierat e përcaktuara në ligj, është që pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, është dhe pagimi i detyrimeve. Ne kemi arritur në fazën, të themi afër fundit, që është detyrimi financiar dhe që fatura i shkon në dorë qytetarit. Shumë mund të thonë, po çfarë është kjo fatura financiare, çfarë përmban kjo faturë. Ato janë të përcaktuara në ligj, por unë, për të informuar opinionin publik, po i bëj me dije se janë tarifa e shërbimit, e cila është një tarifë minimale, në vlerë 4000 lekë të rinj, që paguhet për institucionin për plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, azhornimin në terren, pra plotëson gjithë dosjen për kërkesat e parashikuara në ligj. Është taksa e ndikimit në infrastrukturë që merret me vlerat minimale, e përcaktuar nga ligji. Por ne marrim vlerën e minimale për sipërfaqen ndërtimore, për të cilën është kryer, pra që është bërë azhornimi. Gjithashtu, ka penalitete të ndryshme për vetëdeklarimin. Po t’i rikthehemi pak ligjit të Legalizimit, Urbanizimit të Zonave Informale që, kush ka kryer vetëdeklarimin në muajin, e tretë ka një penalizim prej 10 lekë për metër katror të zënë dhe për ato në muajin e katërt, 20 lekë për metër katror të zënë. Normalisht kjo është për të gjithë ndërtimet informale që ndodhen në territorin e Shqipërisë. Ka edhe një penalitet vetëm për ato ndërtime informale që quhen informale, por që kanëleje nga KKRT-ja, por që kanë deformuar projektin bazë dhe pallatet e tyre nuk janë bërë pjesë e hipotekimit, pra flasim për atë kategori të pallateve të reja me shtesa. Në këtë rast kemi penalitete që i ngarkohen firmës ndërtuese që janë të kategorive të ndryshmee janë të përcaktuara në ligj, në nenin 43, se sa është kjo tarifë. 4% kur kemi banesë, 10% kur kemi biznes e 1% kur kemi një ndryshim të destinacioneve. Këto raste përllogariten dhe fatura i shkon vetë pronarit. Këto fatura kanë dalë prej nesh dhe, pasi kanë plotësuar kriteret dhe është klasifikuar, duhet të likujdojnë detyrimin financiar për t’u pajisur pastaj me lejen e legalizimit. Kjo faturë është detyrim ligjor dhe një pjesë shkon në njësinë e Qeverisjes Vendore për urbanizimin dhe një pjesë e tyre, rreth 80%, për të shpërblyer pronarët e ligjshëm, pra vetë ligji i ka gjetur mekanizmat që të mbledhë të ardhurat, por edhe të marrë përsipër kompensimin.

A mendoni se përmes grumbullimit të të ardhurave nga faturat financiare që duhet të paguajë qytetari, ju si Agjenci, do të arrini të kompensoni ish-pronarët, apo të kënaqni, qoftë edhe minimalisht, kërkesat e tyre?

Ne do të zbatojmë ligjin. Ne do merremi me zbatimin e ligjit dhe kthimi dhe kompensimi i pronave do të behët me vlerën e tregut të përcaktuar në ligj.

Në një intervistë, Agim Toro, ( Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Pronësi me Drejtësi) ka deklaruar se ka një konflikt midis ALUIZN-it dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që buron prej vetë ligjit të legalizimit. A mendoni se ky ligj vendos në kontradiktë këto dy agjenci, në lidhje me detyrën që ato duhet të përmbushin?

Unë punoj në një nga këto Agjencitë dhe nuk di të ketë konflikt midis këtyre të dyjave. Nuk më jep asnjë lloj interpretimi ky ligj që të më bindë e të më tregojë se ka një pengesë, sepse i jep drejtim pronarit të ligjshëm, si në ato zona që kanë zhvillime urbane të miratuara në projekt, si në ato zona ku, normalisht, fillon procesin e kompensimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›