E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC ofron dhurata per shtresat ne nevoje

AMC për të katërtin vit radhazi ndodhet pranë fëmijëve jetim me rastin e festave të fundvitit. Ndalesa e parë e stafit të AMC-së për këtë vit ka qenë shpërndarja e dhuratave për fëmijët e jetimores në Durrës. Menaxheri i marketingut të AMC, Gerassim Slavov u shpreh se kjo është ajo që i kthehet shoqërisë dhe njerëzve që kanë më tepër nevojë.
 

Pas vizitës së parë , aktiviteti do të shtrihet në shtëpitë e të moshuarve dhe në shtëpitë e fëmijeve në një sërë qytetesh të Shqipërisë. Janë rreth 300 fëmijë dhe mbi 200 persona të moshuar që do të festojnë me AMC. Këto nisma e kanë filllesën e tyre që prej vitit 2007.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›