Komisioni qëndror i Zgjedhjeve,vendimtare data 29

Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar vetëm pak çaste më parë se do të mblidhet në datën 29 dhjetor për të vendosur për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore e për rrjedhojë djegien e fletëve të votimit . Sipas njoftimit të KQZ-së, pas marrjes së vendimit është parashikuar që proçesi i hapjes së kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore, të realizohet brenda një afati 60 ditor, që nga momenti i marrjes së vendimit nga KQZ.