GDN: Vleresojme arritjet ne Kosove
Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven vleresoi dje ne Vjene, arritjet e pergjithshme ne Kosove, ku theks i vecante u vu ne ndertimin e Forces se Sigurise se Kosoves. Nderkaq, ministri i Mbrojtjes se Kosoves, Fehmi Mujota, prezantoi arritjet per ndertimin e FSK-se dhe beri te ditur se shqetesimet e ish-pjesetareve te TMK-se, te cilet nuk jane perfshire ne FSK, do te shqyrtohen personalisht nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer. Ai shfaqi besimin se shume shpejt do te gjendet nje zgjidhje e drejte dhe e pranueshme per ish pjesetaret e TMK-se. "Kjo ceshtje eshte ngritur edhe deri tek Sekretari i NATO-s, gjeneral Jap De hop Shefer, i cili po punon ngushte tashme me gjeneralin Karadok, komandant i NATO-s per Evrope, me admiralin Fixherald dhe me Komandantin e KFOR-it gjeneralin Gaj, ne kapacitetin nderinstitucional, me qeverine e Kosoves, me Ministrine e FSK-se dhe te gjithe jane te interesuar, te behet nje zgjidhje sa me e drejte, sa me e pranueshme, sa me e dinjitetshme per te gjithe keta pjesetare", tha Mujota. Ne takimin e Grupit punues per Kosoven, qe kryesohet nga perfaqesuesi civil nderkombetar, Piter Feith, u diskutua per zhvillimet ne tremujorin e fundit dhe rreth zbatimit te planit te Marti Ahtisarit. Ministri i Mbrojtjes tha se pjesemarresit e vendeve te ndryshme, te perfaqesuara ne kete forum, ishin me shume te interesuar rreth ndertimit te kapaciteteve te FSK-se. "Kemi marre nje perkrahje te fuqishme nga te gjitha vendet, qe sa me shpejt dhe sipas kritereve dhe standardeve te NATO-s, te ndertojme Forcen e Sigurise se Kosoves ne interes te paqes dhe sigurise per Kosoven, per rajonin dhe per partneritetet ne synimet e integrimeve euroatlantike", tha Mujota. Ne kete takim ministri kosovar, ka theksuar nevojat e shpejta per ndertimin e FSK-se, duke koordinuar veprimet me NATO-n. Ai tha se shume vende kane premtuar sot, se do te japin kontributin e tyre te drejtperdrejte ne Fondin e FSK-se, sa me shpejt qe te jete e mundur. Gjithashtu tha se shume vende kane premtuar marreveshje bashkepunimi me Kosoven per ngritjen e kapaciteteve te sigurise ne Kosove, me qellim stabilitetin e pergjithshem ne rajon.