E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, bursa 15 studentëve më të mirë

Studentët më të mirë në Tiranë mbështeten financiarisht nga Kompania e telefonisë AMC. Në këtë mënyrë AMC mbështet fuqimisht ata që kanë mbaruar me nota të shkëlqyera shkollën e mesme dhe kanë fituar univeristetin. Studentët i ka pritur drejtori i Përgjithshëm i AMC, Dimitris Blatsios i cili i ka nxitur këta studentë të bëhen profesionistët më të mirë.
 

"Ndihem mirë kur shoh dhe takoj të ardhmen e Shqipërisë. Mendoj se vendi duhet të mbështesë studentë të talentuar si ju. Shpresoj që disa prej jush ta çojnë vendin para, të zënë poste të rëndësishme në adminstratën publike dhe në kompanitë private. Ju them të ndiqni ëndrrat tuaja".
 

Këto bursa të dhëna nga AMC mbulojnë të gjithë periudhën e studimeve universitare, nëse studentët vazhdojnë me rezultate të shkëlqyera akademike. Gjithashtu studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën mësimore në kompaninë AMC.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›