Plani urbanistik, Basha: Do nisim me ndërtimin e 5 unazave

Bashkia ka gati grupin ekspertëve që do të punojnë për planin urbanistik të Tiranës. Në një takim me grupin strategjik të punës, ekpertëve dhe studiuesve kryebashkiaku Lulzim Basha tha se ky plan do të nisë fillimisht me ndërtimin e 5 unazave të qytetit, krijimin e 2 parqeve te tjera, përveç atij të liqenit artificial dhe ndërhyrjet në infrastrukturë që lidhen me zgjatjen e Buleverdit “Dëshmorët e Kombit” tek stacioni i trenit.
Në këtë takim është diskutuar edhe për hapësirat e gjelbërta të mungura, që sipas Bashës do të punohet për shtimin e tyre.
Grupi i ekspertëve që do të përcaktojë planin urbanistik duhet të paraqesë punën e tij të përfunduar në maj të 2012 nga ku pritet të nisnin edhe ndryshimet e parashikuar në metropolin e qytetarëve shqiptar.