E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC dhe “Nokia” ndajnë teknologjinë



AMC, kompania lider në tregun e telekomunikacionit, u ofron të gjithë abonentëve të vet bashkëpunimin me markën më të rëndësishme të aparateve celularë, “Nokia”. AMC ndërthur teknologjinë moderne celulare me shërbime inovative dhe kështu afron abonentët me ngjyrat më të dashura për ta. Nga sot, AMC sjell një ofertë interesante komunikimi për festat e fundvitit. Në të gjitha dyqanet e AMC, rrjeti më i madh në vend, mund të gjeni ofertën e re, që vjen si një bashkëpunim i AMC me kompaninë “Nokia”. Me blerjen e një celulari “Nokia 2700” apo “Nokia 5130” në dyqanet e AMC, përfitoni edhe një numër AMC Karta, me të cilin abonentët mund të flasin falas me të gjitha numrat AMC çdo fundjavë, për një vit. Falë këtij bashkëpunimi, të gjithë abonentët AMC mund të kenë teknologjinë më të fundit “Nokia” dhe mund të flasin pafund gjatë fundjavave me të gjithë miqtë e tyre AMC. AMC do t’u qëndrojë pranë abonentëve edhe në të ardhmen, duke u ofruar jo vetëm shërbimin më të mirë, por edhe teknologjinë më të fundit, falë bashkëpunimeve me kompanitë më prestigjioze në fushën e komunikimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›