E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH largon nga puna 450 punonjës

Vetëm një ditë para marrjes së vendimit nga ERE për rritjen e çmimit të energjisë drejtori i OSSH deklaron se rritja e çmimit të energjisë është një fakt dhe një kërkesë e cila duhet të plotësohet në mënyrë që OSSH të bëj investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë u shpreh drejtori i bordit drejtues të OSSH Josef Hejsek.
Ndërkohë në mënyrë që të rrisim profesionalisht OSSH vazhdoi më tej Hejsek në fund të këtij viti do të pushohen rreth 450 punonjës të cilët nuk kanë specializimin e duhur.
Në këto momente OSSH ka probleme me faturimin dhe për këtë duhet që të punohet shumë që të përmirësohet vazhdoi Hejsek. Ndërsa përsa i përket çmimit të energjisë ai përsëriti se do të respektonin vendimin e ERE-s megjithëse rritja është e domosdoshme në mënyrë që të rritet edhe korporata e OSSH-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›