E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fituesit tek Filologjiku, dy ditë afat për ankesa në fakultetet e tjera



Janë shpallur dje fituesit e sistemit me kohë të pjesshme në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, ndërkohë që fituesit në fakultetet e tjera do të shpallen ditën e mërkurë. Universiteti i Tiranës bëri me dije se në këto fakultete janë afishuar listat emërore të aplikantëve me mesatare, duke u lënë dy ditë afat të gjithë aplikantëve që kanë ankesa për t`i depozituar ato.

“Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule vendosi sot (dje) që të lihet një afat dyditor për të gjithë ata aplikantë që mendojnë se u është kryer ndonjë padrejtësi administrative në llogaritjen e mesatares. Aplikantët mund të verifikojnë mesataret e afishuara dhe në rast se kanë ankesa t`i paraqesin ato në sekretari jo më vonë se data 15.12.2009 ora 16:00. Ditën e mërkurë më datë 16.12.2009, ora12:00 do të shpallen rezultatet përfundimtare në të gjitha departamentet e fakulteteve, me përjashtim të Fakultetit të Historisë”, - bëri të ditur Universiteti i Tiranës.

“Standard” boton të plotë si fituesit e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, edhe renditjen emërore të kandidatëve në fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›