E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa për Ramën, Bode: Ne bëmë detyrën tonë



Kreu i PD-së, Sali Berisha, i drejtoi një ftesë të hapur dhe pa zemër të thyer kryetarit të PS-së, Edi Rama, për të marrë pjesë në punimet e kuvendit kombëtar të PD-së, por ai refuzoi të ishte i pranishëm. I pyetur për mungesën e z. Rama në këtë forum, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, u shpreh dje: "Ne bëmë një ftesë normale, të cilës iu përgjigj pjesa dërrmuese e partive politike". "Edi Rama zgjodhi heshtjen dhe largimin. Kjo është një e drejtë e tij", - tha Bode. Partia Demokratike mblodhi dje kuvendin IX të saj, ku 1260 delegatë votuan për të zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi këtë si "kuvendin e fitores", ndërsa theksoi se "PD është arkitektja e Shqipërisë evropiane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›