E Diel, 1 Nëntor 2026

Licensat tani merren më lehtë nga biznesi

Marrja e një lincence për të hapur një biznes tashmë mund të realizohet më shpejt dhe pa vonesat burokratike. Për realizimin e këtij qëllimi sot drejtorja e Qendrës Kombëtare të licensimit, Eneida Guria dhe drejtori Tomi Kola, Qendra Kombëtare e Regjistrimit nënshkruan marrëveshjen për kalimin e procedurave në një zyrë. Gjatë fjalës së rastit ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti deklaroi se kjo do të ndihmojë klimën e biznesit në vendin tonë i cili ka fituar mjaft pozicione në krahasim me vendet e tjera për lehtësirat e të bërit biznes.
Ndërsa drejtorja ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë Floreta Luli -Faber u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ndihmoj biznesin në Shqipëri si dhe do të ndikojë në thithjen e investimeve të huaja.
Pritet që qendrat e licensimit të qendrave të biznesit të jenë prezente edhe në Korçë, Shkodër dhe në Vlorë. Këto do të jenë qytet e para të cilat do ofrojnë shërbimet për licensimin e një biznesi, por do të kursejë edhe shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›