AMC dhuron ekokardiograf për Pavionin e Pediatrisë

TIRANE-AMC i dhuron spitalit pediatrik në Tiranë aparaturën e ekokardiografisë për kontrollin e shëndetit të zemrës tek fëmijët. Kjo aparaturë u vu sot për herë të parë në funksionim dhe do të shërbejë për të ekzaminuar fëmijë nga lindja deri në moshën 15 vjeçare. Shërbimi i ekokardiologjisë përballon një fluks prej mbi 3000 vizitash në vit, ku një numër i konsiderueshëm fëmijësh vijnë për kontroll e trajtim mjekësor edhe nga vendet fqinje.
Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, vizitoi sot ambientet e Spitalit Pediatrik, ku zhvilloi edhe një takim të veçantë me drejtues dhe mjekë të këtij spitali, të cilët shpjeguan funksionimin e aparaturës së specializuar dhe mundësitë e reja që u krijohen atyre në parandalimin dhe trajtimin e rasteve përkatëse.
Zv/drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, zoti Arjel Çomo, shprehu mirënjohjen për dhurimin e ekokardiografisë për fëmijë dhe theksoi se spitali pediatrik tashmë ofron mundësi unike ekzaminimi, në nivel të krahasueshëm me atë të vendeve europiane. Ai shtoi se “mjekët e ekokardiografisë tani kanë në dorë një aparaturë moderne, e cila do t’ua lehtësojë punën e përditshme e do të rrisë nivelin e shërbimit në këtë spital”.
Ndërkohë sipas kardiokirurgut Altin Veshti, ekokardiografia e re është një ndihmë e jashtëzakonshme, e cila hap rrugën për ndërhyrje kirurgjikale të saktësisë së lartë. “Falë kontributit të AMC ne do t’u shërbejmë më shpejt e në mënyrë më cilësore pacientëve të vegjël dhe familjarëve të tyre do t’u sjellim më shumë gëzim” tha dr. Veshti.
Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, u shpreh gjatë ceremonisë se “AMC dhe grupet ku bën pjesë, Grupi OTE dhe Grupi Deutsche Telekom, synojnë të jenë të parët për sa i përket teknologjisë dhe novacionit, gjithashtu të jenë të parët edhe në zemrat e qytetarëve. Ndaj kompania vit pas viti ka kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës spitalore në vend. Madje edhe vetë punonjësit tanë kanë qenë pjesë e këtyre nismave duke dhënë kontributin e tyre personal për kauza të çmuara. Jam i lumtur që ekokardiografia e sapo vënë në funksionim do të shpëtojë jetët e shumë fëmijëve dhe do të lumturojë familjet e tyre. Ky është shpërblimi më i mirë për ne”. Drejtori Ekzekutiv i AMC premtoi gjithashtu se kompania që ai drejton do të japë të tjera kontribute te prekshme në shëndetësi edhe në të ardhmen.
Pajisja e shërbimit të përgjithshëm të pediatrisë me këtë ekokardiografi u realizua në kuadër të projektit “Mesazhe shprese”, që ndërmerret nga AMC çdo fund viti. Një pjesë e të ardhurave të SMS që abonentët e kësaj kompanie dërgojnë natën e ndërrimit të viteve, u dhurohen institucioneve të ndryshme që kujdesen për fëmijët. Pjesë e këtij projekti në vitet e mëparshëm kanë qenë Instituti i Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, Shkolla për Fëmijët me Nevoja të Veçanta, Instituti i Fëmijëve që nuk Shikojnë, dhe reparti onkologjik i spitalit të fëmijëve.
AMC e konsideron mirëqenien e fëmijëve dhe shëndetin në përgjithësi si një nga shtyllat e përgjegjësisë së saj sociale, e konkretizuar me nisma të vazhdueshme në dobi të institucioneve të ndryshme shëndetësore në vend.