E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Populizmi elektoral po rrezikon ekonominë e pas 23 qershorit

Malaj-aVlorë- Kandidati i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, Arben Malaj tha sot se duhen marrë masa për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike në vend.

Malaj tha se klasa politike shqipatre duhet të ketë fokus të saj ekonominë për tu çliruar nga përkeqësimi i buxhetit ekonomik që po rëndon gjithnjë e më shumë mbi shqiptarët.

Politika duhet të mbajë në fokus ekonominë, pasi përkeqësimi i saj po u rëndon të gjithë shqiptarëveKriza që ka mbërthyer vendin po vazhdon e po thellohet. Ndërkohë që qeveria po mbledh më pak të ardhura dhe po shpërdoron më shumë para. Defiçiti dhe borxhi në kurriz të shiqiptarëve po rriten përditë,-tha Malaj në konferencën për mediat.

Sipas socialistit, modeli ekonomik i zhvillimit të qeverisë Berisha, me rritjen e defiçitit dhe të borxhit, me rritjen e korrupsionit dhe kapjes së shtetit është i dështuar.

Malaj u shpreh se shqiptarët duhet ta dënojmë atë me votë më 23 Qershor këtë model rrënues, duke thënë se populizmi që po dominon fushatën zgjedhore vë në rrezik edhe ekonominë pazgjedhore.

Fushata elektorale po dominohet nga populizmi, me premtime për ulje taksash, heqje taksash, rritje pagash, pensionesh dhe investimesh. Ky populizëm elektoral rrezikon zgjedhjet dhe ekonominë pas zgjedhjeve,-tha Malaj.

Po sot zoti Malaj zhvilloi një leksion të hapur me studentët vlonjatë, me temë sfidat e integrimit evropian me të cilat përballet Shqipëria.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›