“Qytetarë, merrni kartat deri më 15 prill, ndryshe ka sanksione”
02/03/2009 Paralajmërimi i Ministrisë së Brendshme
TIRANE- Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportat për udhëtim jashtë vendit të paraqiten pranë zyrave të bashkive dhe komunave për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Sipas zëdhënësit të këtij dikasteri Fatmir Konja, nëse një qytetar nuk disponon as pasaportën për udhëtim jashtë vendit dhe as letërnjoftimin elektronik, ai nuk mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Konja tha se të gjithë personat që nuk kanë pasaportë dhe nuk do të kenë marrë letërnjoftimin elektronik deri më 15 prill 2009 do të kenë të gjitha sanksionet e parashikuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk do të marrin asnjë shërbim publik nga institucionet shtetërore. Ministria e Brendshme u ka kërkuar kryetarëve të bashkive dhe komunave në vend dhe punonjësve të policimit në komunitet të kontaktojnë dhe lajmërojnë të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaporta, për t’u paraqitur në zyrat e aplikimit, të cilat janë në dispozicion të këtij grupi qytetarësh. Ministria e Brendshme beson në mirëkuptimin e qytetarëve dhe gatishmërinë e tyre për të realizuar së bashku këtë proces. Pajisja me kartat e identitetit do të ndihmojë për zhvillimin normal të procesit zgjedhor që pritet të kryhet më 28 qershor të këtij viti.