E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, feston me femijet dhe te moshuarit

Kompania e telefonise celulare AMC ka festuar bashke me femijet e jetimoreve dhe me te moshuarit festat e fundvitit. Ashtu si dhe ne vitet e kaluara edhe per kete vit stafi i kompanise celulare eshte gjendur ne 14 institucione qe perkujdesen per femijet dhe te moshuarit, ne naten e nderrimit te viteve. Per ti qendruar sa me prane femijeve dhe te moshuarve gjate nates ku vitet i kalojne rradhen njeri tjetrit, AMC angazhoi stafin e saj ne Tirane, Durres, Shkoder, Kavaje, Vlore, Fier, Sarande, Korce dhe Gjirokaster. Organizimi i darkes se fundvitit ishte faza finale e programit social qe AMC kishte ideuar per femijet e Shtepive te Femijeve dhe te moshuarit e Shtepive te Moshuarve. Organizimit te darkes i parapriu nje turi te stafit te AMC ne te gjitha keto institucionet duke i takuar nga afer dhe duke u shperndare dhurata femijeve dhe te moshuarve me rastin e vitit te ri. Dhuratat ishin menduar qe te ishin sa me te dobishme dhe pervec lodrave per femijet, permbanin sete veshjes, nga kepucet e deri tek xhupat. Githashtu iu dhuruan institucioneve edhe pajisje dhe mjete si televizor, batanije, carcafe, etj. duke u munduar per te ia bere me komode jetesen rezidenteve ne to.
Turi i AMC nisi me qytetin e Durresit ku femijeve iu dhane dhuratat ne nje ambjent festiv te pergatitur nga femijet dhe drejtoria e Shtepise se Femijes. Ndalesat e tjera ku vazhduan takimet dhe shperndarja e dhuratave ishin Shtepine e te Moshuarve ne Kavaje dhe ajo ne Fier ku te moshuarit falenderuan AMC per dhuratat por me shume per faktin qe u kujtuan per to ne keto dite festash. "Na gezon shume fakti qe AMC eshte kujtuar per ne pasi kjo na ben te ndihemi me pak te vetmuar. Eshte mire kur mendon qe ka njerez qe mendojne per ty." tha njeri prej te moshuarve. Shtepia e te Moshuarve te Kavajes dhe te Fierit jane nder me te medhajat ne vend ku secila prej tyre strehon rreth 60 te moshuar.
Ne Shtepine e Foshnjes se Vlores stafi i AMC u dhuroi 15 vogelushve lodra dhe veshje.
Por stafi i AMC nuk mungoi dhe ne Sarande. Po ashtu Shtepia e te Moshuarve e Gjirokastres me 55 te moshuar dhe Shtepia e Foshnjes ne Korce me 15 foshnja ishin ndalesat e fundit ne jug te Shqiperise per te ju drejtuar pastaj Shkodres, ku jane te strehuar mbi 15 femije. Ne qytetin e Tiranes AMC shperndau dhurata per Femijet e Shtepise se Foshnjes, Shtepise se Femijeve dhe Shtepise se te Moshuarve duke u kujdesur qe dhuratat te perbenin jo vetem mjete argetimi por te ishim me shume te dobishme.
Duke dashur te mos i lere jashte atmosferes festive, AMC mendoi tu bente dhurata edhe femijeve qe naten e mbylljes se vitit 2007 dhe fillimin e vitit 2008 do ta kalonin ne Qendren Spitalore "Nene Tereza". Per t'i larguar mendjen per nje cast nga semundja dhe per t'i kujtuar lojrat dhe buzeqeshjet 180 femijeve te shtruar ne pediatri, iu dhuruan lodra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›