E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, do te hahen kafshet e klonuara

Amerikanet se shpejti do te mund te hane kafshe te klonuara, apo produktet e tyre si qumeshti, djathi etj. Lajmi eshte bere publik nga Wall Street Journal, e cila i referohet nje vendimi ende jo zyrtar te Administrates federale te ilaceve (Fda). Kjo e fundit do te jape OK, nga pikepamja mjeko-shkencore per mundesine e te ushyerit me mish dhe qumesht nga kafshet e klonuara. Ky vendim qe pritet te zyrtarizohet javen e ardhshme, vjen pas gati 6 vjetesh debate dhe polemika te shumta. Megjithate, te pakten per momentin, keto produkte nuk do te lejohen te tregtohen. Fda i ka kerkuar prodhuesve te mos shesin produktet qe vijne nga kafshet e klonuara, per shkak te cmimit te shtrenjte te kafsheve te klonuara. Tregtimi i tyre nuk pritet te ndodhe edhe per gati 5 vjet te tjera. Keshtu nje vic i klonuar kushton 15 deri ne 20 mije USD. Por sipas Wall Street Journal panorama e agjensive te specializuara ne kete sektor pritet te ndryshoje shume shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›