E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Taulantia", fadroma perlan lokalet

Durres- Policia Ndertimore ne rrethin e Durresit duke nisur qe nga java e ardhshme do te filloje prishjen e 50 ndertimeve pa leje te ngritura mbi kolektorin e ujrave te zeza qe kalon ne ish-Kenete. Urdheri eshte firmosur nga kreu i bashkise se Durresit, Vangjel Dako, i cili ka vendosur te ule me "kembe ne toke", godinat 12 kateshe te ngritura pa kriter ne kete zone. Kreu Dako eshte shprehur se fadromat e policise ndertimore nuk do te kursejne asnje ndertim qe behet pengese per zhvillimin e qytetit. Burime jozyrtare kane thene se "goditjet" e para do te nisin te henen ku objektivi do te jene lokalet pergjate shetitores "Taulantia" ne afersi te Brrylit deri ne Currila, por paralelisht me to do te shemben edhe ndertimet mbi kolektor. Per te krijuar hapesire si dhe per te disiplinuar ndertimet ne kete pjese te Durresit qe shtrihet nen Kodren e Viles, bashkia ka vendosur te largoje fillimisht kioskat, garazhet, gardhet, muret rrethuese prej betoni e kangjellash e me pas edhe te lokaleve. Per t'i paraprire aksionit bashkia eshte perpjekur te ndergjegjesoje te gjithe pronaret e ketyre objekteve qe te lirojne hapesirat e zena pasi ne te kundert do te perballen me ndeshkime ligjore. Per kete qellim ka nisur edhe shperndarja e njoftimeve per te gjithe objektet qe do te jene objekt i shembjes. Nese nje gje e tille do te ndodhe pritet qe bashkia te kerkoje edhe shembjen e vilave dhe te godinave te ndertuara mbi objekte e rrenoja arkeologjike. Fare prane pallatit te sportit "Ramazan Njala" ne Durres eshte ngritur nje vile ne themelet e se ciles jane gjetur gjurme arkeologjike, nderkohe qe nje tjeter pallat ne qender te Durresit ka groposur nje tjeter objekt arkeologjik. A.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›