Gjithcka per para
Zgjedhjet brendapartiake qe nisen ne Iwoa, i dhane start nje sezoni te gjate dhe te kushtueshem te votimit paraprak ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Eksperte europiane mendojne se ky sistem eshte nje procedure e panevojshme, e tejzgjatur, e shtrenjte dhe e vjeteruar. Ne nje periudhe kohore prej 10 muajsh, votuesit amerikan do te zgjedhin presidentin e tyre te ardhshem. Deri atehere, politikat zgjedhore do te zene qendren e skenes ne SHBA. Pjesa me e madhe e diskutimeve do te behet ne menyre te civilizuar, debate televizive, takime ne komunitet dhe darka per rritjen e fondeve. Por fushatat e turpshme dhe skandalet pritet gjithashtu te dalin ne drite gjate kesaj kohe. Ne kete pike, gara eshte shume e hapur si per demokratet ashtu edhe per republikanet. Nje dite me pare, anetaret e partive perkatese ne shtetin e Iwoas dhane opinionin e tyre se kush duhet te jete presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Keshtu demokrati Obama dhe republikani Hakebi fituan miratimin e partive te tyre. Brenda 5 shkurtit pjesa me e madhe e shteteve amerikane do te kete mbajtur zgjedhjet brendapartiake per te percaktuar kandidatet e preferuar.
Gjithcka per para
Zgjedhjet kombetare ne Europe shpesh zgjasin vetem 6 jave dhe financohen publikisht. Kjo gje e ben sistemin amerikan te zgjedhjeve paraprake dhe grupet e tyre te financimit nje "uje te turbullt" per europianet. "Qe te jem i sinqerte sistemi demokratik amerikan i zgjedhjeve eshte teper i vjeteruar, dhe nuk reflekton realisht demokracine ne nje menyre moderne"-shprehet Frank Unger, nje ekspert i politikes amerikane dhe profesor i Universitetit Freie ne Berlin. Ne Iwoa, nje numer i vogel votuesish rrethohen nga politikanet per muaj te tere. I gjithe cirku politik i sjell miliona dollare ketij shteti. "Gjithe keto para dhe energji qe shpenzohen per kaq pak votues eshte nje shembull perfekt, se si zgjedhjet amerikane drejtohen nga parate"-thote Tomas Greven, profesor ne Insitutin gjerman te mardhenieve nderkombetare. Ne zgjedhjet e fundit presidenciale mes Xhorxh Bushit dhe rivalit te tij Xhon Kerri, secili arriti te mbledhe 300 milion USD per fushatat perkatese. Shuma totale e shpenzuar nga komitetet, partite politike dhe vete kandidatet mendohet se arriti rreth 1 miliard USD. Perpjekjet e meparshme per reforma lidhur me financimet e fushatave, u perpoqen te ndalojne influencen e parave ne politike, por shume pak progres u arrit. Keshtu te pakten konfirmon OSBE-ja, sipas te ciles keto perpjekje u shmangen nga grupet spciale te interesit qe financonin shumat e medha te rreklamave per kandidatet. Vec kesaj, doktor Unger thote se zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane jane shnderruar ne nje "beteje personalitetesh", ku cdo gje fokusohet tek kandidati ndersa ceshtjet vertet te rendesishme injorohen. Ekspertet europiane thone, se shpresojne qe kushdo qe te zgjidhet ne krye te Shtepise se Bardhe, ne muajin nentor, te arrije te kuptoje rendesine e politikane amerikane ne nje kontekst global.