E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC mbeshtet studentet me arritje me te mira akademike

Tirane 29 tetor NOA - Kompania AMC ka dhene bursat per me te miret e Matures Shteterore dhe per studentet qe kane qene pjese e programit te bursave dhe kane vijuar me rezultate te larta edhe ne vitet ne vazhdim.

Ceremonia e dhenies se bursave eshte organizuar ne ambientet e kompanise AMC ku kete vit studentet me te mire jane ftuar nga drejtori i AMC Stefanos Oktapodas ti vizitojne ato per te takuar disa prej punonjesve te saj dhe per te pare me nga afer se si funksionon nje sipermarrje e permasave te tilla.

Ne fund te vizites ne kompanine me te madhe te komunikimit celular ne Shqiperi studentet u priten nga vete z.Stefanos Oktapodas.

Ai i pergezoi per arritjet e deritanishme dhe i uroi te vazhdojne ti kushtojne te njejtin perkushtim pergatitjes se tyre akademike si nje baze e te ardhmes se tyre profesionale.

Ai shtoi se edhe ne te ardhmen AMC do te mbeshtese studentet e vitit te pare dhe ata qe do te vazhdojne te kene rezultate te larta ne studimet e tyre. Ketyre studenteve do tu jepet mundesia e afrimit ne AMC nepermjet projekteve te punesimit te pjesshem apo te plote.

Ky eshte viti i nente qe AMC mbeshtet studentet me te mire. Kete vit numri i tyre eshte rritur. Pervec 10 studenteve qe do te ulen per here te pare ne auditoret e universiteteve edhe 7 nga studentet qe kane qene pjese e programit te AMC ne vitet e meparshme do te perfitojne Bursen e AMC pasi kane ruajtur nje ritem te larte ne pergatitjen e tyre akademike.

AMC mbeshtet studentet me te mire ne kuader te pergjegjesise sociale te kompanise duke patur si qellim rritjen e cilesise se arsimit si dhe krijimin e kapaciteteve njerezore te qendrueshme.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33272-amc-mbeshtet-studentet-me-arritje-me-te-mira-akademiketitleAMC mbeshtet studentet me arritje me te mira akademiketheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›