E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Nevoje emergjente

Dy dite me pare Kryeministri Berisha e cilesoi si nje nevoje emergjente renditjen e universiteteve. Ky eshte nje mekanizem qe do te ndihmoje universitetet ne rrugen e tyre drejt cilesise. Por serish duhet te theksoj se kushti me themelor per arsimin e larte per universitetet ne menyre qe ato te behen cilesore eshte liria e tyre. Ekzistojne madheshti te llojeve te ndryshme. Ekziston dhe madheshtia universitare e cila eshte nga me sublimet nga me te respektuarat nga me te adhuruarat. Kjo madheshti ndertohet e tera mbi lirine. Cfaredo qe te behet ne rast se ju nuk rendni pas zgjerimit te lirive ne universitetet tuaja shfrytezimit te potencialeve enorme te saj perpjekjet tona do te jene me efekte te zbehta ndaj edhe reformat qe ne kemi nisur jane te ndershme dhe te drejta - tha Kryeministri gjate fjales se tij. Sipas tij klasifikimi eshte i domosdoshem sikurse eshte i domosdoshem edhe nje mekanizem i ri financiar dhe nje raport i ri midis arsimit te larte dhe sektorit privat ne interesin me te madh te arsimit te larte publik. Nuk e kam fjalen thjesht dhe vetem per barren qe mbart arsimi privat dhe kontributi qe jep por per institucionet tona publike aksesi ne sektorin privat eshte jetik per te ardhmen e tyre - deklaroi Berisha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›