E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne Bulqize Solidaritet institucional dhe njerezor per viktimat e minieres

Bulqize 29 tetor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit zhvilloi sot nje vizite pune ne qytetin verilindor te Bulqizes ku u prit nga pushtetaret vendore te cilet e njohen me arritjet sfidat problemet e projektet e se ardhmes se ketij qyteti te thelle verilindor.

Kreu i shtetit u kushtoi vemendje te vecante ceshtjeve te rendit e te zhvillimit ekonomik arsimor shendetesor dhe kulturor te qytetit.

Duke vene ne pah faktin qe Bulqiza vazhdon te ruaje e te trashegoje karakteristikat e traditat e vyera shqiptare kryetari i shtetit theksoi se vjen me shume deshire ne kete zone per ta nderuar ate dhe simbolin e bektashizmit Baba Fejze Bulqizen.
Me tej Topi zhvilloi ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak nje takim te vecante me drejtues teknike dhe perfaqesues te minatoreve te cilet informuan rreth situates dhe kushteve te punes ne miniere.

Jam ketu edhe per tu takuar e bashkebiseduar me autoritetet dhe per tju shprehur mbeshtetjen time maksimale. Qe nga hera e fundit kur kam ardhur ketu per fatkeqesite qe ndodhen ne miniere shoh se ka permiresim te situates dhe se ekziston gatishmeria per progres. Apeli im eshte qe te mos harrohen familjet e kolegeve tuaj qe kane humbur jeten ne miniere. Ka solidaritet institucional dhe njerezor por duhet bere me shume e ne vazhdimesi u shpreh ai.

n.e/NOA



topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33279-topi-ne-bulqize-solidaritet-institucional-dhe-njerezor-per-viktimat-e-minierestitleTopi ne Bulqize Solidaritet institucional dhe njerezor per viktimat e minierestheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›