AMC ngre bibliotekë në Rrëshen
AMC ka mbështetur ngritjen e bibliotekës së shkollës së mesme në qytetin e Rrëshenit. AMC bëri të mundur pajisjen me më shumë se 300 libra artistikë të autorëve shqiptarë e të huaj. Mungesa e literaturës së nevojshme për të realizuar programin mësimor, si dhe vështirësitë që hasnin nxënësit në gjetjen e saj, ishin arsyet e këtij bashkëpunimi ndërmjet AMC-së dhe shkollës së mesme në Rrëshen. Përzgjedhja e librave është bërë duke u mbështetur në kërkesat e programit mësimor dhe do të ndihmojë jo vetëm në ngritjen e nivelit të mësimdhënies, por edhe në nxitjen dhe promovimin e kulturës së leximit e dashurinë për librin te nxënësit e shkollës. Shkolla e mesme në Rrëshen ka rreth 600 nxënës dhe është e vetmja në këtë qytet. Sipas drejtorit të shkollës, Nik Nikolli, “librat e dhuruar do të ndikojnë ndjeshëm në edukimin e nxënësve dhe, përveç kësaj do të shërbejnë si nxitje për iniciativa të tjera brenda shkollës e për pasurimin e vazhdueshëm të saj me libra të rinj.