Albtelekom ofertë të re në treg
Gjiganti i telefonisë fikse Albtelekom ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Prej datës 20 maj, kompania ka hedhur në treg planin tarifor për klientët familjarë “Pa limit”, i cili u mundëson abonentëve të flasin gjatë dhe pa limit kundrejt një pagese fikse prej 500 lekë (pa TVSH). Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom, Mustafa Resit Akdogan tha se, “krahas kësaj pakete shumë ekonomike, Albtelekom ka menduar edhe për thjeshtimin e procedurave dhe për t’u bërë pjesë e këtij plani tarifor, ku abonentët familjarë mund të aplikojnë në pikat e shitjes, pa asnjë tarifë shërbimi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekom, Mustafa Resit Akdogan. Abonentët që bëhen pjesë e këtij plani tarifor do të vazhdojnë të paguajnë tarifën e pajtimit mujor prej 240 lekësh (pa TVSH). Edhe në shërbimin e internetit ADSL, Akdogan tha se Albtelekom sjell një reformë totale duke ulur tarifat e shërbimit të ADSL-së dhe dyfishuar shpejtësinë për paketat ekzistuese.