AMC ofron bursa për studentët e shkëlqyer
20/11/2009 Rezultatet e larta
Akordohen bursa studimi për studentët e shkëlqyer të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik. Kompania e telefonisë celulare “AMC” ka ofruar dhjetë bursa për studentët që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera vitin e parë në këto dy universitete. Në ceremoninë e organizuar për shpërndarjen e këtyre bursave drejtori ekzekutiv i kompanisë “AMC”, Stefanos Oktapodas, u shpreh se do të vijojë më tej nisma për përkrahjen e studentëve të shkëlqyer. Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, dhe rektorët e dy universiteteve. Duke iu drejtuar rektorëve të universiteteve, ministri u shpreh: “Është shumë e rëndësishme që ju të krijoni një ditë të veçantë në të gjitha fakultetet e vendit, ku të gjithë aktorët e biznesit në Shqipëri të mund të bashkëbisedojnë me studentët. Kjo traditë do të shërbejë për të nxitur përkrahjen e studentëve dhe për t’i përqasur ata drejt praktikave dhe tregut të punës.” Për të tetin vit radhazi kompania “AMC” shpërndan bursa për studentët më të mirë të Maturës Shtetërore, por ndërkohë kërkohet edhe mbështetja për kategori të tjera. Programi i bursave të “AMC”- së ka për qëllim përkrahjen dhe nxitjen e vlerave më të mira të studentëve. Është viti i parë që kjo kompani u akordon bursë edhe studentëve që kanë treguar përkushtim ndaj studimeve dhe kanë arritur rezultate të larta gjatë vitit akademik. Nga 10 studentët që përfituan bursë vitin e kaluar, 6 prej tyre arritën rezultate shumë të mira.