Gati plani rregullues për plazhin e Divjakës
20/11/2009 Diskutime në KRRT-në Fier. Do të shndërrohet në një miniqytet turistik. Ja detajet
LUSHNJE- Plani i përgjithshëm rregullues i plazhit të Divjakës ka gjetur një diskutim të gjerë në mbledhjen e KRRT-së së qarkut Fier. Tashmë janë rreth 120 hektarë që do të vihen në dispozicion të planit rregullues të plazhit të Divjakës.
Plazhi i Divjakës
Plazhi në fjalë pritet të ndryshojë sipas këtij studimi të gjithë imazhin e deritanishëm ku gjithçka lë për të dëshiruar. Kështu në bazë të studimit janë parashikuar të gjitha parametrat dhe zonat e administrimit si për ruajtjen e biodiversitetit, ashtu edhe për zonat që do të kenë një trajtim të veçantë në rikonstruksion. Të dhënat tregojnë se në këtë plan zhvillimi janë marrë në konsideratë sipërfaqet që do vihen në dispozicion të vendndodhjeve, por edhe të atyre që do të kthehen në rrugica të shkurtra brenda këtij miniqyteti. “Në këtë plan studimor na janë servirur detajet për gjithçka, qoftë për infrastrukturën në përgjithësi, por edhe për sa u përket treguesve të përgjithshëm urban që nga dendësia e pushuesve për banorë, infrastrukturës moderne dhe peizazheve çlodhëse. Ndërkohë në dosjen e paraqitur është përcaktuar plani që përcakton principet e zhvillimit hapësinor, shumë i rëndësishëm në të tilla studime”, - ka deklaruar kreu i qarkut Muçaj. Ndërkohë ishin vetë përfaqësuesit e Bashkisë Divjakë ata që servirën informacionin me resurset e plazhit që janë shfrytëzuar. Kryetari i KRRT-së, Luan Muçaj, ka kërkuar që të gjithë specialistët të japin fjalën e tyre për këtë studim dhe që ky i fundit të mos pengohet, por t’i drejtohet KRRTSH për miratim.