E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC, prane femijeve dhe te moshuarve te vetmuar

Kompania e telefonise celulare AMC, ashtu si edhe nje vit me pare, do te jete prane femijeve te braktisur dhe te moshuarve te vetmuar gjate festave te fundvitit, duke u krijuar atyre nje mjedis sa me te ngrohte e familjar ne qendrat ku jetojne. AMC do te ofroje darken e Vitit te Ri per femijet dhe te moshuarit e 14 qendrave ne te gjithe vendin. Per t'u qendruar sa me prane femijeve dhe te moshuarve gjate nates se nderrimit te viteve, AMC do te angazhoje stafin e saj ne te gjitha qytetet ku ndodhen keto institucione. Punonjesit e AMC do te festojne se bashku me femijet dhe te moshuarit e vetmuar ne Tirane, Durres, Shkoder, Kavaje, Vlore, Fier, Sarande, Korce dhe Gjirokaster. Por, AMC, pervec dhuratave per te gjithe, do te ndihmoje edhe vete institucionet qe kujdesen per femijet dhe te moshuarit, duke kontribuar ne permiresimin e kushteve te jeteses ne to. AMC, pasi kontaktoi me drejtuesit e ketyre institucioneve ne te gjithe vendin, evidentoi edhe nevojat e seciles qender. Nderkohe AMC do te kujdeset edhe per femijet qe ne keto dite festash ndodhen ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", duke pergatitur lodra dhe dhurata te tjera per ta. Si cdo fundvit, AMC do te jete gjithashtu edhe prane femijeve te policeve te rene ne krye te detyres. Ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme, AMC do te organizoje mbremjen festive posacerisht per ta, plot me surpriza e dhurata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›