E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistet, shperblimi i fundvitit me 20 dhjetor

Nga data 20 dhjetor deri me daten 29 dhjetor te gjithe te moshuarit mund te terheqin shperblimin e vitit te ri 5 mije leke te reja ne pikat postare, ku shperndahet pensioni. Perfituesit jane 358 mije pensioniste. Te gjithe te moshuarit e marrin pensionin e muajit ne nje date te caktuar, pra nje pjese e mire e ka marre pensionin e dhjetorit dhe duhet te marre vetem shperblimin. "Te gjithe ata qe e kane daten e pensionit pas dates 20 dhjetor do ta marrin shperblimin se bashku me pensionin", tha dje per "KJ", Agron Mehmeti, Drejtor i perfitimeve dhe pensioneve prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ndersa ata te cilet e kane marre pensionin gjate ketyre diteve duhet te paraqiten pasdite ne pikat e shperndarjes se pensionit per te terhequr shumen 5 mije leke te reja. "E drejta e marrjes se ketij shperblimi nuk humbet, gjithkush ka te dejte ta terheqe shperblimin edhe pas Vitit te Ri", thote Mehmeti. Ai sqaron se megjithese vendimi i qeverise nuk ka mberritur i zbardhur ne kete institucion, ata per t'i paraprire punes po bejne pergatitjet e listave dhe orareve te terheqjes se pensioneve.

Grafiku i shperndarjes

Nderkohe keto dite drejtuesit e ISSH-se do te lidhin dhe kontraten me posten per shperndarjen e shperblimit te Vitit te Ri, pervecse pensionit mujor ne keto pika. Konkretisht te moshuarit qe kane diten e marrjes se pensionit, do te mund ta terheqin ate nga ora 8 deri ne 14, me pas deri ne oren 18, apo dhe deri ne oren 20 te mbremjes derisa te mbaroje radha, punonjeset do t'u japin shperblimin pensionisteve. Grafiku i ndarjes se pensionit dhe shperblimit do te afishohet prane cdo pike te shperndarjes se pensioneve.

Buxhetoret

Qeveria lajmeroi se perfitojne shperblim per Vitin e Ri dhe punonjesit buxhetore, perfshire mesuesit e mjeket. Ata do te perfitojne nga 10 mije leke te reja deri ne nje page shtese per punonjesit e "dalluar". Shumen e perfituar e vendos drejtuesi i institucionit. Sipas fondit te caktuar nga buxheti i shtetit, punonjesit e institucioneve kane pasur vite qe kane perfituar per Vitin e Ri, nje page te tere, qe quhet paga e 13-te, kane pasur vite qe kane marre 10 mije leke te gjithe, ndersa kete here do te aplikohen te dyja menyrat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›