E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, prane te gjitha shtresave ne nevoje

AMC, ashtu si edhe nje vit me pare, ishte prane femijeve te braktisur dhe te moshuarve te vetmuar gjate festave te fundvitit, duke u krijuar atyre nje mjedis sa me te ngrohte e familjar ne qendrat ku jetojne. Turi i fundvitit i organizuar nga AMC nisi me Shtepine e Foshnjes se Durresit dhe ka perfunduar me Shtepine e Femijeve dhe me femijet qe naten e nderrimit te viteve do ta kalojne ne ambjentet e Qendres Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane. AMC ka vizituar Shtepite e te Moshuarve ne Fier, Shkoder, Kavaje, Tirane, Sarande dhe Gjirokaster duke u shperndare dhurata me rastin e fundvitit per banoret e ketyre qendrave. Gjithashtu, AMC do te ofroje darken e Vitit te Ri per te moshuarit e 6 qendrave ne te gjithe vendin. Ne te njejten kohe, AMC nuk ka harruar te vegjelit e Shtepive te Foshnjes dhe te Femijeve ne Durres, Vlore, Sarande, Korce, Tirnae dhe Shkoder duke u shperndare dhurata femijeve nga zero deri ne 18 vjec qe banojne ne keto shtepi. Gjate ketij rrugetimi AMC ka pergatitur dhe shperndare dhurata per femijet e 5 shtepive te foshnjes, 3 shtepive te femijes dhe 8 qendrave per te moshuarit ne te gjithe vendin, sipas nevojave te gjithesecilit. Mbi 400 femije dhe 400 te moshuar ju gezuan atmosferes festive te fundvitit dhe vizites se kompanise celulare AMC. Pervec dhuratave per te gjithe, AMC ka ndihmuar edhe vete institucionet qe kujdesen per femijet dhe te moshuarit, duke kontribuar ne permiresimin e kushteve te jeteses ne to. AMC, pasi kontaktoi me drejtuesit e ketyre institucioneve ne te gjithe vendin, evidentoi edhe nevojat e seciles qender dhe ka realizuar nevojat e ketyre institucioneve. Per t'u qendruar sa me prane femijeve dhe te moshuarve gjate nates se nderrimit te viteve, AMC do te angazhoje stafin e saj ne te gjitha qytetet ku ndodhen keto institucione. Punonjesit e AMC do te festojne se bashku me femijet dhe te moshuarit e vetmuar ne Tirane, Durres, Shkoder, Kavaje, Vlore, Fier, Sarande, Korce dhe Gjirokaster. Nderkohe AMC do te kujdeset edhe per femijet qe ne keto dite festash ndodhen ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", duke pergatitur lodra dhe dhurata te tjera per ta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›