E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, prenotimi sa nje rroge mujore

Luljeta Ndoka

Prenotimi ne nje restorant per naten e Vitit te Ri shkon afersisht sa nje rroge mujore shteti. Kjo eshte "gjoba" qe duhet te paguajne qytetaret, nese zgjedhin qe ta kalojne momentin e nderrimit te viteve ne njerin prej bar-eve apo restoranteve luksoze. Ne kete menyra, mbremja do te jete e embel, ndersa cmimet tejet te kripura. Kete ndjesi do te provoni nese zgjidhni te kaloni momentin e nderrimit te viteve ne nje nga restorantet me tradite te kryeqytetit, apo edhe ne ato qe rrezikojne, dhe eksperimentojne nje feste madheshtore. Te pakten keshtu premtojne menaxheret apo administratoret e tyre. Sepse, te mbyllesh nje vit te qete apo te stresuar, ne nje ambient te kushtueshem, sipas menaxhereve te lokaleve, ia vlen. Nga 99 euro, deri ne 170 euro eshte haraci qe duhet te paguaje nje person, per te degjuar live zerin e kengetareve apo edhe per te shijuar humorin e artisteve tane. Natyrisht duke e shijuar talentin dhe profesionalizmin e tyre me pije dhe gatime te zgjedhura, mbeshtetur ne nje menu te krijuar enkas per kete nate.

Pergatitjet

Pergatitjet estetike kane filluar qe tani. Sepse menaxheret e dine fare mire se qe ata te jene te zgjedhurit, gjithcka duhet te jete perfekte. Sipas tyre, mjafton qe nje person te paguaje 10 mije leke, dhe do te mund ta shijojne "live" veprimtari te ndryshme artistike. Ndersa kalimi i nates se vitit te ri ne nje prej hoteleve te njohura te kryeqytetit, te cilat me se shumti zgjidhen edhe nga te huajt, te kushton sa qimet e kokes. Cmimi i prenotimeve fillon nga 110 euro, duke pasur edhe nje tarife shtese per netet, qe te huajt mund te kalojne aty. Kapaciteti qe hotelet me me emer ne kryeqytet kane menduar te vene te dispozicion eshte rreth 250 vete. Nderkaq menaxheret thone se qytetaret mund te shfrytezojne edhe hollin e katit te pare dhe katin e dyte ku pergjithesisht gjenden restorantet. Nje hotel i njohur ne Tirane siguron sherbimin me pjata, pjeserisht te mbuluara me flori 23 karat, per Festen e cila do te nise ne oren 20.00. te 31 dhjetorit. Menyte do te jene nderkombetare, me kuzhinat me te famshme nga e gjithe bota

Lokalet

Ndersa lokalet duket se kane menduar te jene me bujare me qytetaret qe duan te prenotojne. Ne fakt, sipas tyre ky eshte i vetmi element qe mund te perdorin qe te kene kliente ne naten e vecante. Pergjithesisht, shifra e prenotimit eshte nga 2500 leke te rinj, deri ne 7 mije leke te rinj. Tek e para futet edhe nje pije falas, ndersa tek e dyta, njerezit mund te pine pa kufi, pra gjithcka perfshihet ne cmim. Pergjithesisht, lokalet bejne ulje per femijet nen 10 vjec. Sipas administratoreve dhe menaxhereve te bar-eve dhe restoranteve te ndryshme, pjesa derrmuese e personave qe kane prenotuar, jane familjare. Shpesh ata preferojne qe t´i marrin edhe femijet me vete, me qellim qe edhe ata ta shijojne naten madheshtore te Vitit te Ri. Ata qe i kane femijet e vegjel, ua lene prinderve, por sipas administratoreve, nuk mungojne edhe rastet kur prinderit ua japin "luksin" bijve te tyre qe te qendrojne zgjuar te pakten ne nje nate. Te pyetur se ku do ta kalonin naten e nderrimit te viteve, qytetare te ndryshem shprehen se do ta kalojne ne restorant. Ata thone se megjithese cmimet jane te larta, ia vlen te kalosh nje nate fantastike. Ata jane te mendimit se kane punuar gjithe vitin, dhe nje shpenzim i tille nuk eshte aspak i tepert, nese nuk behet shpesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›