E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesi: E lashe shkollen se duhet te lyp

Xhesi, 12 vjec nga Tirana eshte nje nga femijet qe sot duhet te kishte filluar klasen 6-te, e megjithate nje gje e tille nuk eshte e mundur per te. Ajo duhet te jape kontributin e saj per te ushqyer familjen dhe mjeti i vetem per kete, sipas saj eshte te kerkoje lemoshe. Xhesi rrefen se babai i ka vdekur, ndersa e ema nuk eshte e punesuar. "Edhe ajo lyp si une dhe si dy vellezerit e mi", thote Xhesi. Ndersa e pyet nese do te kishte dashur te shkonte ne shkolle, ajo shprehet se nese do te kishte mundesi ekonomike do te donte te mesonte si te gjithe femijet e tjere. "Do te vishesha bukur, do te kisha nje cante me barbi, dhe te gjitha librat dhe fletoret e mia do te ishin te mbeshtjella", enderron Xhesi. Ajo tregon se e ka provuar te ishte ne shkolle, por atehere kushtet ishin disi ndryshe. "Babi punonte ku te mundte, dhe ishte me e lehte per ne", thote vogelushja. Ajo tregon se di te shkruaje paksa dhe te lexoje, porse kur ishte ne klasen e katert u detyrua ta linte mesimin. "Edhe atehere nuk i kisha kushtet qe thashe me pare, por ama prinderit na conin ne shkolle", thote vogelushja, duke treguar se gjithsesi lypja ishte e pranishme. Xhesi tregon se, nese paradite shkonte ne shkolle, pasdite shkonte lokal me lokal duke u perpjekur te perfitonte ndonje monedhe nga ata qe pinin kafe. Megjithate, sot, te shkoje ne shkolle do te thote me pak leke per te dhe si pasoje, me pak mundesi per t'u ushqyer. Por, nese situata ndryshon, Xhesi thote se do te shkonte me kenaqesi ne mesim. Edhe asaj i pelqejne ato qe i thone ne shkolle, e sidomos perrallat jane me te preferuarat per te. Megjithate, realiteti duket shume i hidhur per te. Lyp pa pushim, mbathur a zbathur, ne shi a ne vapen perveluese qe kaluam kete vere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›