E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit, 15% braktisin shkollen

Me e mprehte, situata paraqitet ne shkollat e kryeqytetit dhe ne Shkoder, ku gjakmarrja ekziston ende

Plot 15 per qind e nxenesve te shkollave braktisin arsimin baze. Shifra alarmante ka dale nga nje studim 2-vjecar i kryer nga Shoqata Internacionale per Solidaritet, mbeshtetur edhe nga Ministria e Jashtme Spanjolle. Blerina Bushi, eksperte e kesaj shoqate beri me dije dje se shkaktaret kryesore te braktisjes se shkolles jane varferia, mungesa e prinderve apo edhe interesimi i tyre, ndersa nuk mbetet prapa edhe mungesa e infrastruktures.

Braktisja

Ndersa Ministria e Arsimit dhe Shkences deklaron uljen e fenomenit te braktisjes se shkolles, ndersa ajo e Punes dhe Ceshtjeve Sociale pohon te njejten gje per varferine, realiteti ka rezultuar krejt ndryshe. Keshtu, pas nje studimi te posacem qe ka zgjatur per nje periudhe relativisht te gjate, 2 vjet, ka dale se nje pjese e konsiderueshme e nxenesve braktisin arsimin baze, qe deri dje emertohej "i detyrueshem". Pikerisht ky ishte rezultati, i nxjerre nga studim i realizuar nga Shoqata Internacionale per Solidaritet, e cila organizoi dhe Konferencen per promovimin e cilesise edukative ne rajonin e Ballkanit. Ekspertja Blerina Bushi, e njohur nga afer me kete problematike dhe e informuar edhe nga vete drejtoret e shkollave, "pjesen me te madhe te fenomenit te braktisjes e bartin dy nga qytetet me te medha ne vend, Tirana dhe Shkodra". Ne klasen e peste kjo shifer arrin kulmin, pra ne masen 15 per qind. Keshtu, sipas te dhenave, nxenesit ne shume raste arrijne ta kryejne arsimin fillor dhe me pas e braktisin shkollen.

Gjakmarrja

Ështe ndoshta shkaku kryesor qe con ne shifra te larta te braktisjes ne rrethin e Shkodres. Sipas studimit, me se shumti, braktisja ne qytetin verior vjen per shkak se fenomeni i gjakmarrjes dhe hasmerive vazhdon ende. Gjithashtu, nje shkak tjeter eshte edhe niveli i larte i papunesise. Sipas studimit 2-vjecar te kryer nga Shoqata Internacionale per Solidaritet, mbeshtetur edhe nga Ministria e Jashtme Spanjolle, familjet e femijeve braktises, kane mesatarisht 5 pjesetare dhe jetojne me me pak se 30 mije leke ne muaj. Nga ana tjeter ka dale se klasat jane te tejngopura me nga 35 deri 40 nxenes ne klase. Zgjidhjet qe kane sugjeruar ekspertet lidhen me klasifikimin e shkollave, rritjen e fondeve per arsimin, krijimin e shkollave miqesore per femijet dhe trajnime te prinderve me probleme sociale. Nga ana tjeter, nje pike e dobet mbetet zbatimi i ligjit per prinderit qe largojne femijet nga shkollat. Nje sugjerim tjeter per zbutjen e fenomenit qe ka marre permasa alarmante eshte edhe permiresimi i infrastruktures. Nderkohe, burime nga Ministria e Arsimit bejne me dije se kane marre nje sere masash per zbutjen e ketij fenomeni. Behet fjale per inspektimet e herepashershme, ndertimi i nje numri te madh shkollash, pajisja e tyre me laboratore, etj. Pervec kesaj, Ministria e Arsimit ka nxjerre udhezimin "Per regjistrimin ne shkolle te nxenesve rome qe nuk jane te pajisur me certifikate lindjeje", ne menyre qe te zbutet fenomeni i braktisjes per kete kontigjent.

L.Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›